Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Referati i saj la mbresa të thella

Referati i saj la mbresa të thella

Referati i saj la mbresa të thella

Gjatë vitit të fundit të shkollës, Xhini, një Dëshmitare e Jehovait në Shtetet e Bashkuara, pati një rast të shkëlqyer që t’u fliste të tjerëve për fenë e saj. Ajo thotë: «Mësuesja i tha klasës se për të marrë diplomën duhet të bënim një detyrë ose provim përfundimtar semestri. Unë i thashë se dëshiroja të shkruaja për Dëshmitarët e Jehovait në kampet naziste të përqendrimit.»

Mësuesja i dha leje Xhinit të zhvillonte temën e saj. «Isha në ankth kur erdhi koha të dorëzoja detyrën dhe të flisja për të para klasës,—pranon Xhini.—Nuk e dija ç’do të thoshin shokët e klasës ose a do të talleshin me mua.»

Xhini e filloi prezantimin e saj me pyetjen: «A e di njeri se cilët e mbanin Yllin e Davidit në kampet naziste të përqendrimit?» Të gjithë u përgjigjën: «Hebrenjtë.» Pastaj i pyeti nëse e dinte ndokush se cilët mbanin një trekëndësh ngjyrë vjollcë. Asnjeri nuk u përgjigj. «U thashë se e mbanin Dëshmitarët e Jehovait»,—thotë Xhini.

Informacioni i Xhinit i bëri përshtypje mësueses dhe klasës. Ajo thotë: «Ata u mahnitën që Dëshmitarët e Jehovait kishin mundësi ta fitonin lirinë thjesht duke firmosur një copë letër, ku të mohonin besimin e tyre. Më pas disa nga shokët e klasës më thanë se më përpara ishin tallur me Dëshmitarët e Jehovait, por kur ata të vinin herën tjetër në shtëpinë e tyre, do t’i dëgjonin.»

Xhini mori katër dhjeta për referatin dhe diskutimin e saj. «Jo vetëm që dola shumë mirë,—thotë ajo,—por, pata edhe një mundësi të shkëlqyer të flisja për besimin tim.»

[Figura në faqen 19]

Shumë Dëshmitarëve të Jehovait u jepej mundësia për t’u liruar, me kusht që të firmosnin këtë dokument, në të cilin mohonin besimin

[Burimi]

Me mirësjelljen e Muzeut Përkujtimor të Holokaustit në Shtetet e Bashkuara