Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Gratë janë të denja për respekt»

«Gratë janë të denja për respekt»

«Gratë janë të denja për respekt»

Një 17-vjeçare, nxënëse e një kolegji në Indi, mori pjesë në një konkurs për oratorinë të organizuar nga shkolla. Ajo vendosi të përdorte si burim për materialin serinë e artikujve «Gratë janë të denja për respekt» në numrin e revistës Zgjohuni! 8 korrik 1992, anglisht.

Tema e fjalimit të saj ishte «Gratë: A respektohen sot?» Cili ishte rezultati? «Zura vendin e parë në konkurs,​—thotë ajo.​—Dëshiroj të shpreh vlerësimin e thellë që kam për revistën Zgjohuni!. Është një ndihmë e madhe për ne të rinjtë, sepse na informon dhe na tregon se çfarë ndodh në ditët e sotme. Gjithashtu na ndihmon të përballojmë presionet e kësaj bote.»

A jeni kënaqur duke lexuar këtë numër të revistës Zgjohuni!? Ajo është shkruar për ndriçimin e gjithë familjes dhe jo vetëm për të rinjtë. Kjo revistë shkon përtej sipërfaqes së ngjarjeve të kohës sonë dhe thekson domethënien e vërtetë të tyre. Botohet dy herë në muaj. Mos lini asnjë numër pa lexuar!