Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Prostitucioni i fëmijëve Nuk kam fjalë për t’ju shprehur mirënjohjen time për serinë e artikujve «Prostitucioni i fëmijëve​—Një realitet tragjik». (8 shkurt 2003) Kjo seri e paraqiti problemin me gjithë shëmtinë e tij. Mendoj se duhet ribotuar në shtypin botëror, që edhe shumë njerëz të tjerë ta dinë se ekziston kjo lloj skllavërie.

M. K., Republika Çeke

Siria Faleminderit për artikullin «Siria: Jehona nga një e kaluar interesante». (8 shkurt 2003) Të them të drejtën, kurrë nuk më ka interesuar historia. Por ky artikull më ndihmoi të përfytyroj rrugët dhe qytetet e ndryshme që vizitoi apostulli Pavël. Një informacion si ky na ndihmon të zgjerojmë horizontin dhe të kuptojmë se çfarë situatash duhej të përballonin shërbëtorët e Perëndisë në të kaluarën.

T. S., Shtetet e Bashkuara

Të qëndrosh në formë Dua t’ju falënderoj për të gjitha sugjerimet në lidhje me ushtrimet fizike dhe rënien në peshë, që janë botuar në rubrikën «Një vështrim rreth botës». Më pëlqeu sidomos pjesa «Të qëndrosh në formë». (8 shkurt 2003) Ajo tregonte se edhe pak ushtrime mund të ndihmojnë për të përmirësuar shëndetin. Kjo më inkurajoi, sepse unë marr një mjekim që më bën të lodhem shpejt dhe prandaj nuk duhet të bëj shumë stërvitje. Faleminderit për këshillën për të qëndruar në formë dhe për të ruajtur shëndetin.

Xh. P., Shtetet e Bashkuara

Fjalëkryqet Vetëm dy rreshta për t’ju falënderuar me gjithë zemër për fjalëkryqet që nxirrni në revistat tuaja. Më tërheqin tepër. Janë zbavitëse, informative dhe një mënyrë e mirë për t’u çlodhur në fund të ditës.

Xh. G., Shtetet e Bashkuara

Gjithmonë më ka pëlqyer të bëj fjalëkryqe dhe që kur nisët t’i botonit në revistën Zgjohuni! i kam pritur me padurim Në fillim më duhej të kërkoja shumicën e shkrimeve, por tani për shumë fjalëkryqe s’kam më nevojë ta bëj këtë. Si rezultat kam mësuar mjaft vargje dhe personazhe biblike.

E. G., Shtetet e Bashkuara

Buzëqeshja Familja dhe miqtë më kishin vënë nofkën Buzëqeshja. Më kishin dhënë edhe një fotografi ku kisha dalë unë, me diçiturën: «Nëse sheh dikë që nuk buzëqesh, fali buzëqeshjen tënde.» Por nga disa fatkeqësi që më ndodhën kohët e fundit në familje, u trishtova shumë. Artikulli «Fuqia e një buzëqeshjeje» (22 janar 2003) ma ndryshoi pikëpamjen. Tani, mund t’i bëj përsëri të lumtur njerëzit duke u buzëqeshur. Falënderoj Jehovain që me anë të këtij artikulli më ndihmoi që të jem prapë ai i pari.

O. F., Nigeri

Plehrat Në serinë «Plehrat​—A do të na mbulojnë?» (shtator 2002), citonit llogaritjen që kishte bërë një shoqatë italiane për mjedisin, e cila tregonte se sa kohë u duhet materialeve të ndryshme që të dekompozohen në ujin e detit. Besoj se llogaritja e tyre, e cila tregonte se kanaçeve u duhen 500 vjet, është tepër e pasaktë. Në ujërat e njelmëta të Rezervatit Natyror Kombëtar të Ishullit të Pelikanit, në Florida, kam vërejtur se shumë kanaçe alumini dhe teneqeje shpërbëhen në pluhur, kur i godas lehtë me çizme. Këto kanaçe s’mund të kishin më shumë se dhjetë vjet që ishin atje, e ndoshta edhe më pak. Të gjithë ata që kanë një barkë alumini e dinë mirë se uji i kripur e gërryen aluminin.

Sh. S., Shtetet e Bashkuara

“Zgjohuni!” përgjigjet: Është e vërtetë se disa llogaritje të tjera japin shifra më të ulëta. Megjithatë, libri «Elements of Marine Ecology» nga R. V. Teit dhe F. A. Dipër, sugjeron se mund të duhen 80 deri në 100 vjet që të dekompozohen kanaçet prej alumini dhe 50 deri në 100 vjet ato prej teneqeje. Kanaçet që janë edhe nën ndikimin e ajrit mund të dekompozohen më shpejt se ato që janë vetëm nën ndikimin e ujit.