Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Të ushqyerit e keq E lexova me shumë interes serinë e artikujve «Të ushqyerit e keq—‘Urgjenca e heshtur’». (22 shkurt 2003) Në Japoni ky problem nuk është shqetësues, prandaj u habita shumë nga ajo që lexova. Shpresoj që lajmi i mirë i Mbretërisë së Perëndisë t’u predikohet edhe më shumë njerëzve që vuajnë nga ky problem.

J. T., Japoni

Videoklipet Ndonjëherë i marr revistat tuaja nga një i njohuri im që është Dëshmitar i Jehovait. Mendoj se artikulli «Të rinjtë pyesin . . . A duhet të shoh videoklipe?» (22 shkurt 2003) ishte shkruar shumë mirë. Ishte mjaft specifik dhe zbulonte rreziqet e fshehura të muzikës moderne.

M. M., Japoni

Sapo e pashë artikullin, e lexova të gjithin menjëherë. Shumë nga shokët e mi shikojnë videoklipe dhe kanë qejf të flasin për to. Ky artikull më ka ndihmuar që të mos dorëzohem edhe kur ato më tërheqin. Jam 12 vjeçe dhe artikulli erdhi tamam kur më duhej.

K. U., Shtetet e Bashkuara

Ky artikull më pëlqeu vërtet. Jam një predikuese në kohë të plotë dhe e di se është e rëndësishme që t’u lë një shembull të mirë të rinjve të tjerë. Pra kur disa të rinj më pyesin se përse nuk e kam parë këtë apo atë videoklip, tani mund t’u them se arsyeja është që nuk dua të shkatërroj marrëdhënien time me Jehovain. Ju lutem, vazhdoni të botoni artikuj informativë në rubrikën «Të rinjtë pyesin . . . ».

R. B., Shtetet e bashkuara

Jam gati 21 vjeç dhe më pëlqen të shoh videoklipe. Megjithatë, kishit të drejtë kur thoshit se këto videoklipe ndikojnë tek ata që i shohin. Shpesh të rinjve u pëlqen një pjesë muzikore, sepse i tërheq melodia ose ritmi i saj, por nuk e vrasin mendjen për fjalët. Kjo ndodh sidomos kur kënga është në gjuhë të huaj. Shpesh videoklipi zbulon mesazhin e vërtetë që transmeton muzika. Sa çuditem ndonjëherë kur shikoj videoklipin e ndonjë kënge që mendoja se ishte e përshtatshme! Kur shoh që një videoklip ka skena të turpshme, ndërroj stacion dhe nuk e dëgjoj më atë këngë.

T. G., Francë

Antilopat afrikane Më pëlqeu vërtet artikulli «Shtegtimi i madh». (22 shkurt 2003) I dua kafshët dhe kur del një numër i ri i revistës Zgjohuni!, gjëja e parë që bëj është të lexoj çdo artikull që flet për to. U mrekullova ndërsa lexoja se kur është në rrezik, antilopa femër e ndërpret procesin e lindjes dhe e përfundon në një kohë dhe në një vend më të sigurt! Ju lutem vazhdoni të botoni artikuj të bukur si ky.

K. R., Itali

Mëkat i pafalshëm Nuk di si ta shpreh mirënjohjen që ndiej ndaj Jehovait dhe ndaj jush për artikullin «Pikëpamja e Biblës: A ka ndonjë mëkat të pafalshëm?» (8 shkurt 2003) Kisha kohë që kërkoja një informacion të tillë. Isha munduar të kuptoja Hebrenjve 10:26 dhe mendoja se zbatohej vetëm për 144.000-t që shkojnë në qiell. Faleminderit që ma sqaruat këtë gjë.

R. A. P., Ganë

Siria E vlerësova vërtet stilin origjinal të artikullit «Siria: Jehona nga një e kaluar interesante». (8 shkurt 2003) Meqë jam shumë e dhënë pas historisë dhe gjeografisë, m’u duk interesante që të gjeja me saktësi në hartë vendet për të cilat flitnin vargjet e Biblës. Shpresoj se do të botoni artikuj të tjerë si ky.

M. P., Francë

[Burimi i figurës në faqen 30]

UN/DPI Fotografi nga Eskinder Debebe