Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ngushëllim në kohën e duhur

Ngushëllim në kohën e duhur

Ngushëllim në kohën e duhur

Shumë njerëz kanë nevojë për ngushëllim në këto kohë kritike, sidomos kur humbasin një njeri të dashur. Një grua vuante pasi brenda pak kohësh humbi njërën pas tjetrës nënën dhe foshnjën ende të palindur. Ajo i shkroi zyrës së degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Meksikë: «Ngushëllimi më i madh për mua ishte broshura Kur të vdes një njeri i dashur. Ajo kishte një informacion mjaft të çmuar që erdhi në kohën e duhur. Faleminderit për dashurinë tuaj të krishterë dhe zellin me të cilin përgatitni botime biblike si ky.»

Atë e ngushëlluan sidomos shkrimet e cituara në këtë broshurë. Për shembull, 1 Korintasve 15:26 thotë: «Si armiku i fundit, ka për t’u asgjësuar vdekja.» Ndoshta edhe ju ose ndonjë i njohuri juaj do të gjeni ngushëllim duke lexuar këtë broshurë me 32 faqe. Broshura Kur të vdes një njeri i dashur trajton tema të tilla, si: «Si mund ta duroj hidhërimin?», «Si mund të ndihmojnë të tjerët?» dhe «Një shpresë e sigurt për të vdekurit».

Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të broshurës Kur të vdes një njeri i dashur.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.