Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Shqisat mahnitëse Jam 15 vjeçe dhe i kam lexuar revistat tuaja që kur mësova të lexoja. Faleminderit për serinë e artikujve me titull: «Shqisat mahnitëse: A i çmoni ato?» (8 mars 2003) Artikujt ishin shumë të bukur. Faleminderit që punoni kaq shumë dhe bëni kërkime për çdo numër të Zgjohuni! Mezi pres të lexoj revistat e reja.
H. S., Shtetet e Bashkuara
Këta artikuj më bënë më të vetëdijshme se sa të ndërlikuar që jemi. U mahnita kur mora vesh se maja e gishtit të njeriut mund të ndiejë edhe një pikë të ngritur vetëm tre mikronë. Patjetër që Jehovai interesohet vërtet për krijesat e tij, përderisa i ka kushtuar kaq shumë vëmendje një gjëje kaq të vogël.
E. R., Australi
Një martir spanjoll Faleminderit nga zemra për artikullin «Një njeri që zgjodhi t’i bindej Perëndisë». (8 mars 2003) U mallëngjeva kur lexova se si Antonio Gargaloja, i cili ishte vetëm 19 vjeç dhe sapo ishte pagëzuar si i krishterë, qëndroi besnik kur papritur u përball me një vendim kaq serioz. Nga kjo kuptova se sa shumë forcë dhe paqe të brendshme mund të na japë Jehovai, nëse jemi të vendosur të bëjmë vullnetin e tij.
M. T., Itali
Faleminderit shumë për këtë përvojë të shkurtër, por të fuqishme. Më rrodhën lot kur e lexova. U preka sidomos nga letra që Antonio Gargaloja i shkroi mamasë dhe motrës përpara se ta ekzekutonin. Ju lutem, vazhdoni të shkruani për të krishterë që i qëndruan besnikë Jehovait edhe përballë vdekjes, sepse në këtë mënyrë na forcohet besimi.
R. O., Nigeri
Këpucët Faleminderit për artikullin me titull: «A janë këpucët tuaja vërtet të rehatshme?» (8 mars 2003) Për vite të tëra kam pasur probleme me këmbët dhe kam bërë disa operacione të vogla të gishtërinjve të këmbës. Së fundi zbulova se njëra këmbë ishte pakëz më e madhe se tjetra. Ngaqë prej vitesh vishja këpucë me numrin e gabuar, tani duhet të mbaj këpucë ortopedike.
R. Xh., Shtetet e Bashkuara
Ishte artikull shumë i mirë. Megjithatë ju nuk përmendnit se koha më e përshtatshme e ditës për të blerë këpucët është zakonisht pasdite vonë, kur këmbët ka më shumë të ngjarë që të jenë të fryra.
A. U., Kanada
«Zgjohuni!» përgjigjet: Faleminderit për vërejtjen. Të lutemi të shihni pjesën «Probleme shëndetësore të lidhura me këpucët» në artikullin «Një vështrim rreth botës», i cili ndodhet në numrin e gushtit 1999.
Kopjimi Dua të shpreh çmueshmërinë time për artikullin: «Të rinjtë pyesin . . . Ç’të keqe ka të kopjosh?» (22 janar 2003) Jam studente në universitet dhe e kam pasur zakon të kopjoj që kur isha në klasën e pestë. Gjithmonë pyesja veten nëse ishte e drejtë të kopjoja, por nuk mundja të gjeja një përgjigje. Prandaj ky artikull është një thesar i vërtetë. Po ndryshoj mënyrën e të vepruarit, duke filluar që me provimin e ardhshëm për të cilin po studioj.
S. J., Ukrainë
Prostitucioni i fëmijëve Faleminderit për serinë e artikujve me temë: «Prostitucioni i fëmijëve—Një realitet tragjik.» (8 shkurt 2003) Veçanërisht më preku zemrën fakti që megjithëse argumenti ishte i dhembshëm, viktimave u jepej shpresë. Rastet që përmendët ishin të ngjashme me përvojën time. Kjo tregon që edhe në këtë sistem të vjetër, me ndihmën e Jehovait mund të bëhet shumë për të shëruar plagët e traumave të tmerrshme.
P. R., Gjermani