‘Një revistë për t’u tretur’
‘Një revistë për t’u tretur’
DAVIDI është student i fakultetit juridik në Universitetin «Obafemi Avolovo» në Nigeri. Kohët e fundit, ai i shkroi zyrës së degës së Dëshmitarëve të Jehovait në vendin e tij: «I jap rregullisht revistën Zgjohuni! një profesori të shquar 70-vjeçar të jurisprudencës në fakultetin tim. Një mëngjes, pasi kishte marrë numrat e rinj të revistës, ai i tha një vizitori në zyrën e tij: ‘Disa libra janë për t’u shijuar, të tjerë për t’u gëlltitur dhe pak janë për t’u përtypur e për t’u tretur. Zgjohuni! është një revistë për t’u përtypur e për t’u tretur.’»
Në një rast tjetër, kur po dilte nga zyra e profesorit, Davidi tha se e dëgjoi rastësisht që po ia rekomandonte revistën Zgjohuni! një vizitori tjetër. David tregon: «Ai i foli shumë mirë për kërkimet e thella që bëhen për të përgatitur revistën Zgjohuni! I foli edhe për trajtimin e ekuilibruar, por të guximshëm të argumenteve në të. E dëgjova të thoshte: ‘I lexoj revistat me shumë kujdes. Duhet të jetë Perëndia ai që u jep këtyre shkrimtarëve mençurinë për të shkruar artikuj të tillë të mrekullueshëm.’»
Zgjohuni! është një revistë arsimuese dhe trajton shumë tema. Ç’është më e rëndësishmja, ajo ndërton besimin në premtimin e Krijuesit për një botë të re paqësore që do të zëvendësojë sistemin e sotëm. Broshura me 32 faqe Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? e nxjerr në pah këtë qëllim të Perëndisë, duke dhënë informacione nga Bibla për të treguar se çfarë duhet të bëjmë që të marrim miratimin e tij. Mund të kërkoni një kopje të kësaj broshure, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.