Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një libër ndryshe nga të tjerët

Një libër ndryshe nga të tjerët

Një libër ndryshe nga të tjerët

DUKE qenë se ka shumë të rinj që imitojnë stilet e shkujdesura dhe trillet e modës, është një gjë e këndshme kur disa përpiqen të vishen me modesti. Në qytetin Balikçi, në Kirgiztan, ish-republikë e Bashkimit Sovjetik, një grup të rinjsh vendosën të bënin një fotografi duke veshur ato lloj rrobash që kishin parë në kapakun e librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Të rinjtë shkuan në studion e një fotografeje dhe i kërkuan që t’u bënte një fotografi në grup të ngjashme me fotografinë e kapakut të librit. Fotografia që shihni këtu është ajo që bëri fotografja.

Pasi bënë këtë fotografi, të rinjtë i lanë fotografes librin. Aty për aty, ajo nuk shprehu ndonjë interes të madh, sepse nuk besonte te Bibla. Megjithatë, kur të rinjtë u kthyen disa ditë më vonë për të marrë fotografinë, ajo komentoi se s’kishte lexuar kurrë më parë një libër të tillë. Tha se nuk e kishte menduar kurrë që Bibla jepte këshilla kaq praktike dhe se donte të dinte më shumë. Kështu filloi të studionte Biblën.

Edhe ju mund të kërkoni një kopje të këtij libri, i cili është bërë me synimin që të ndihmojë veçanërisht të rinjtë për problemet që hasin sot. Mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta postoni në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.