Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Njeriu kopjon projektin e Krijuesit

Njeriu kopjon projektin e Krijuesit

Njeriu kopjon projektin e Krijuesit

Si ka mundësi që llambat elektrike prej qelqi shumë të brishtë mund t’i bëjnë ballë trysnisë së lartë që ushtrohet mbi to, kur vendosen ose vidhosen në portollambë? Sipas librit How in the World?, përgjigjja kryesisht ka të bëjë me formën e llambës, e cila është bazuar në «parimin e lëvozhgës së vezës». Edhe pse lëvozhga e vezës është shumë e hollë, veza nuk çahet kur zogu nënë ulet mbi të për ta ngrohur. Kjo ndodh ngaqë forma e vezës siguron një forcë strukturore që i reziston trysnisë. (Po të ishte më e trashë lëvozhga, zogu i vogël nuk do ta çante dot për të dalë.) Duke kopjuar projektin e Krijuesit, llambat elektrike kanë formë të rrumbullakët, kështu që edhe kur shtrëngohen fort, «pjerrësia e qelqit bën që [forca të] përçohet në të gjitha drejtimet larg pikës së kontaktit». Në këtë mënyrë, ashtu si me vezën, në asnjë pikë të veçantë nuk ushtrohet tepër forcë, prandaj llamba nuk thyhet. Sa shumë ka mësuar njeriu duke studiuar krijimin!