Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mësuan se Perëndia i do

Mësuan se Perëndia i do

Mësuan se Perëndia i do

Disa njerëz e kanë të vështirë ta besojnë që dikush mund t’i dojë fort, qoftë edhe Perëndia. Prandaj, pasi lexuan librin T’i afrohemi Jehovait, shumë veta shkruan letra për të shprehur mirënjohjen për sigurinë që jep libri. «Jam prekur thellë nga dashuria e madhe që ka Ai për mua, edhe pse kam gjithë ato të meta»,—shkroi një grua nga Dekaturi, Ilinois, SHBA.

Më tej shkruante: «Qava nga gëzimi kur lexova pohimin [në faqen 117]: ‘Si një Atë i drejtë, Jehovai e drejtpeshon vendosmërinë për atë që është e drejtë me dhembshurinë e butë ndaj fëmijëve të tij tokësorë, të cilët kanë nevojë për ndihmën dhe për faljen e tij.’»

Një burrë nga Ripani, Kaliforni, shkroi: «Shumë faleminderit që më treguat se Jehovai më do vërtet. Ai interesohet vërtet për mua. Nuk jam vetëm një e dhënë statistikore në një copë letër.» Një grua në Nju-Hampshir tha: «Nganjëherë nuk më bëhet ta lëshoj librin nga dora.» Ajo shpjegoi: «E kam pasur shumë të vështirë ta besoja vërtet që Jehovai mund të më donte.» Prandaj libri ishte pikërisht çka i nevojitej.

Besojmë se edhe ju do të nxirrni dobi nga leximi i këtij libri. Pas tre kapitujve të parë që shërbejnë si hyrje, libri ndahet në katër pjesë, që titullohen: «Energjik në fuqi», «Jehovai e do drejtësinë», «I mençur në zemër» dhe «Perëndia është dashuri». Secila pjesë përqendrohet te njëra nga cilësitë kryesore të Perëndisë. Kapitulli «Afroju Perëndisë dhe ai do të të afrohet» mbyll këtë libër motivues.

Mund ta kërkoni këtë libër me 320 faqe e me kapak të butë, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar atë në adresën e mëposhtme ose në një nga adresat e përshtatshme të renditura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ A mund të kërkoj, pa ndonjë angazhim tjetër, vetëm një kopje të librit T’i afrohemi Jehovait?

□ Ju lutemi të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.