Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Jeta e Jezuit: Një dhuratë e vyer

Jeta e Jezuit: Një dhuratë e vyer

Jeta e Jezuit: Një dhuratë e vyer

Rreth 2000 vjet më parë, Perëndia i bëri njerëzimit dhuratën më të madhe që kishte dhënë ndonjëherë—jetën e Birit të tij, Jezu Krishtit, e cila bën të mundur që ne të marrim jetën e përhershme. (Gjoni 3:16) Mirënjohja për këtë i ka nxitur shumë veta që t’u bëjnë dhuratë miqve dhe të afërmve librin Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë, një libër që përshkruan jetën e Jezuit, siç tregohet në katër ungjijtë.

Para ca kohësh, një burrë tha se ua jep këtë libër njerëzve që i dërgojnë kartolina për Krishtlindje. Ai u shkruan atyre dhe u shpjegon shkurtimisht se përse nuk i feston më Krishtlindjet. Për këtë ai përdor referime nga enciklopeditë, fjalorët dhe nga Bibla. Pastaj u dërgon edhe një kopje të librit Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë.

Ky burrë tha se mori përgjigje shumë inkurajuese nga dy pedagogë në universitet. Në njërën nga letrat thuhej: «Dje na erdhi dhurata juaj e bukur, Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Jemi mjaft të kënaqur. Është tepër i bukur në shumë drejtime. Tashmë po e përdorim shumë.»

Ky libër përmban predikimet e Jezuit, ilustrimet dhe mrekullitë që bëri ai. Për aq sa ishte e mundur, çdo gjë në libër tregohet sipas radhës që ka ndodhur në të vërtetë. Libri ka edhe piktura të bukura e të bazuara në kërkime të kujdesshme për të përcjellë ndjenjat e Jezuit dhe të bashkëkohësve të tij.

Nëse do të dëshironit të kishit një kopje të këtij libri me 448 faqe, ju lutemi të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta postoni në adresën që tregohet në kupon ose në një nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të librit Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.