Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Lind në një botë të ftohtë!

Lind në një botë të ftohtë!

Lind në një botë të ftohtë!

NJË foshnjë vjen në jetë në një botë të ashpër, të ftohtë, në një botë plot strese. Megjithëse një foshnjë nuk e shpreh dot me fjalë atë që përjeton, disa shkencëtarë mendojnë se që para lindjes, fetusi e ndien se ç’ndodh përreth.

Në librin The Secret Life of the Unborn Child (Jeta e fshehtë e foshnjës së palindur) thuhet: «Sot dihet që fëmija i palindur është një qenie njerëzore e vetëdijshme dhe që reagon. Që nga muaji i gjashtë (e ndoshta edhe më herët), ai provon emocione për gjërat që ndien.» Ndonëse një foshnjë mund të mos mbajë mend, disa shkencëtarë hedhin idenë se ajo që përjeton gjatë procesit të mundimshëm të lindjes ndikon në jetën e saj.

Pas lindjes, stresi vazhdon. Jashtë barkut të nënës, foshnja nuk ushqehet më vetvetiu. Tubi që i çonte oksigjen dhe lëndë ushqyese nuk është më. Për të mbijetuar, asaj i duhet të marrë frymë vetë dhe të marrë ushqim. Ajo ka nevojë për dikë që ta ushqejë dhe të kujdeset për nevojat e tjera fizike.

Veç kësaj, i sapolinduri duhet të zhvillohet mendërisht, emocionalisht dhe frymësisht. Pra dikush duhet të përkujdeset për të voglin. Kush mund ta kryejë më mirë këtë punë? Për çfarë ka nevojë një foshnjë nga prindërit? Si mund të plotësohen më mirë këto nevoja? Artikujt në vijim do t’ju ndihmojnë të merrni përgjigjet e këtyre pyetjeve.