Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘E përmbledhur, por plot me informacione’

‘E përmbledhur, por plot me informacione’

‘E përmbledhur, por plot me informacione’

Kështu tha një grua për broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Pastaj filloi të shpjegonte përse i tha këto fjalë. «Me anë të kësaj broshure,​—tha ajo,​—Glorias, një gruaje të moshuar, i është shtuar dëshira për të lexuar Biblën. Ndryshe nga ç’ishte më parë, që nuk ulej e nuk përqendrohej dot, tani studion për gati dy orë. E përgatit që më përpara mësimin dhe i shqyrton të gjitha shkrimet.»

Broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? është një botim me 32 faqe, pra sa kjo revistë. Aty tregohet qartë qëllimi i Perëndisë për njerëzimin dhe shpjegohet se ç’duhet të bëjmë ne për të pasur miratimin e tij. Disa nga mësimet e saj interesante janë: «Kush është Perëndia?», «Kush është Jezu Krishti?», «Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?» dhe «Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?»

Nëse do të donit një kopje të kësaj broshure, mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta postoni në adresën që është në të ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.