Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Më hoqi dyshimet për emrin e Perëndisë’

‘Më hoqi dyshimet për emrin e Perëndisë’

‘Më hoqi dyshimet për emrin e Perëndisë’

Një burrë nga San-Diego, në Kaliforni, i cili fliste spanjisht, shkroi këto fjalë në një letër që i dërgoi zyrës së degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Shtetet e Bashkuara. Ai tha: «Ndonëse nuk jam anëtar i organizatës suaj, më pëlqen të lexoj botimet tuaja. Me anë të kësaj letre dua t’ju përgëzoj. Tri ditë më parë, më tërhoqi vëmendjen një broshurë e hedhur në plehra. E mora ndonëse ishte e lagur. Titullohej Emri i Perëndisë është i përhershëm. Pasi e lashë të thahej, e lexova me kujdes.

Asnjë botim nuk më ka bërë kaq shumë përshtypje. Mendoj se nuk ka botim tjetër në botë si ky. M’i hoqi të gjitha dyshimet që kisha për emrin e Perëndisë. Po e përdor këtë kopje të dëmtuar që t’u mësoj miqve të mi besimtarë emrin hyjnor. I pyes: ‘Si e ka emrin Perëndia?’, por ata nuk përgjigjen dot. Pastaj u tregoj broshurën. Ju lutem më dërgoni tri kopje të tjera në spanjisht.»

Mund të kërkoni një kopje të kësaj broshure me 32 faqe, Emri i Perëndisë është i përhershëm, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën e treguar në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të broshurës Emri i Perëndisë është i përhershëm.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.