Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Matematika U kënaqa kur lexova artikullin «Matematika është për çdo njeri». (22 maj 2003) Gjithmonë më kanë magjepsur numrat. Siç thoshit ju, Jehovai është Matematikani më i Madh dhe, pa dyshim, në botën e re të gjithë ne do të mësojmë më tepër për logjikën e numrave. Shumë faleminderit për informacionin praktik.

G. K., Britani

Ky artikull më ndihmoi vërtet. Lënda që kam më tepër inat në shkollë është matematika. Edhe nëse dëgjoj mësimin e marr shënime, prapë nuk e kuptoj. Por pasi kam lexuar këtë artikull, mendoj se mund ta zotëroj. Faleminderit që e botuat. Jam 13 vjeçe.

Y. I., Japoni

Ky artikull ishte tamam për mua. Jam 15 vjeçe dhe në matematikë jam dobët. Kur shoh problemat e matematikës, them me vete: ‘Kjo nuk ka për të më hyrë kurrë në punë kur të rritem, prandaj nuk kam pse ta mësoj.’ Megjithatë, falë këtij artikulli, e shoh që matematika hyn në punë për gjithë ato gjëra. Kështu që kam vendosur të përpiqem më shumë dhe të mos dorëzohem. Ju lutem, vazhdoni të botoni artikuj të tjerë si ky!

M. N., Japoni

Krimbat Më pëlqyen vizatimet humoristike që ilustronin artikullin «Bota mbresëlënëse e krimbave». (8 maj 2003) I çmoj sidomos se të ndihmojnë kujtesën. Falë këtyre vizatimeve, mund ta kujtoj me lehtësi përmbajtjen e artikullit.

M. Z., Itali

Jam 11 vjeçe dhe përherë kam pyetur veten pse krimbat lëshojnë jargë. Por tani e di pse. Dhe gjithmonë mendoja se kishte vetëm një lloj krimbi. Kurrë nuk më kishte shkuar në mendje që ka më shumë se 1.800 lloje krimbash toke. Shkruani gjithnjë artikuj si ky, që të mësojnë gjëra të reja.

T. Ç., Shtetet e Bashkuara

Dëmtimet Faleminderit për artikullin «Një aksident më ndryshoi gjithë jetën». (22 prill 2003) Vëlla Ombeva përshkruante pikërisht ndjenjat që kam unë. Vuaj nga fibromialgjia e nga sëmundje të tjera, dhe ndonjëherë dhembja është kaq e fortë sa vetëm qaj. Kam parë se e vetmja shpresë imja është të besoj plotësisht te Jehovai, dhe ai do të më japë forcë të duroj. Ashtu siç thoshte edhe vëlla Ombeva, marr forcë kur mendoj për shkrimet që më sjellin ngushëllim. Gjithashtu im shoq më ka mbështetur shumë në këto kohë vuajtjesh. Ju faleminderit për artikuj të tillë.

K. F., Shtetet e Bashkuara

Burri im ka një disk ndërruazor të dalë nga vendi si pasojë e një aksidenti në punë. Lufta e vëlla Ombevës me ndjenjat negative është diçka që e njohim mirë. U ndiem të dërrmuar nga kjo gjendje që nuk e kontrollonim dot. Më bëhej zemra copë kur shihja tim shoq që kishte dhembje kaq të tmerrshme, dhe unë nuk mund të bëja shumë për t’ia lehtësuar dhembjet. Kanë kaluar dy vjet dhe ende ka periudha me dhembje, por jo si më parë. Gjatë kësaj periudhe vërtet të vështirë, Jehovai na mbështeti dhe, me artikuj si ky, vazhdon të na shprehë interesimin e tij të dashur. Shumë faleminderit!

A. S., Shtetet e Bashkuara

Të rinjtë pyesin Jam 16 vjeçe dhe vazhdoj shkollën e mesme. Po përballem me sfida dhe presione që nuk i kam ndeshur kurrë më parë. E ndiej me të vërtetë ndikimin e presionit të bashkëmoshatarëve. Artikujt «Të rinjtë pyesin» më kanë ndihmuar të kuptoj rëndësinë e leximit dhe të studimit të Biblës. E çmoj shumë kujdesin që tregoni për adoleshentët. Shpesh më duket sikur ky kujdes më drejtohet mua vetë.

S. R., Shtetet e Bashkuara