Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

A e dini?

(Përgjigjet e këtij pyetësori gjenden në citimet e dhëna nga Bibla dhe lista e plotë me përgjigjet gjendet e shtypur në faqen 27. Për informacione të mëtejshme, konsultoni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.)

1. Në ç’vend i tha Jezui të lahej burrit të verbër, që t’i kthehej shikimi? (Gjoni 9:7)

2. Ku e çoi Jezuin Satanai kur e sfidoi të hidhej poshtë, që ta shpëtonin engjëjt? (Mateu 4:5, 6)

3. Pse turmat e njerëzve iu përgjëruan Jezuit «që vetëm të preknin thekun e rrobës së tij»? (Mateu 14:35, 36)

4. Çfarë lënde përdorej në kohët e lashta qoftë për të pastruar rrobat, qoftë për të çoksiduar metale të tilla si plumbi dhe argjendi? (Isaia 1:25)

5. Çfarë emrash i vunë djalit të parëlindur të Rebekës, dhe pse? (Zanafilla 25:25, 30)

6. Çfarë kriteresh përcaktoi Jehovai për zgjedhjen e 12 zbuluesve që do të dërgoheshin në vendin e Kanaanit? (Numrat 13:2)

7. Ku ishte Pavli kur shkroi letrën drejtuar hebrenjve? (Hebrenjve 13:24)

8. Në cilin muaj, sipas kalendarit hebre e përfundoi Solomoni ndërtimin e tempullit? (1 Mbretërve 6:38)

9. Kush ishin dy burrat që ia mbanin lart duart Moisiut derisa Jehovai i dha Izraelit fitoren mbi amalekitët? (Eksodi 17:12)

10. Cili insekt shquhet për papërtueshmërinë dhe mençurinë instiktive? (Fjalët e urta 6:6)

11. Në vend që të shkonte në Ninevi, siç e kishte udhëzuar Jehovai, ku u përpoq të ikte Jonai? (Jona 1:2, 3)

12. Ku e ndërtoi tabernakullin Moisiu? (1 Kronikave 21:29)

13. Si mbaheshin nga ana ekonomike levitët, meqë nuk u ishte caktuar një pjesë toke? (Numrat 18:21)

14. Ditën që u ringjall, ku iu shfaq Jezui Kleopës dhe një dishepulli tjetër? (Luka 24:13)

15. Cilët zgjodhi Jehovai si kryezejtarë për ndërtimin e tabernakullit? (Eksodi 31:1-11)

16. Si i quante shpesh Pavli ata që kishin punuar pa u lodhur me të? (Filipianëve 4:3)

17. Pse Jehovai i urdhëroi izraelitët të vinin në fundin e rrobave të tyre thekë dhe një kordon ngjyrë blu? (Numrat 15:37-40, BR)

18. Çfarë druri u përdor për të bërë dy kerubinët dhe dyert e Më së Shenjtës? (1 Mbretërve 6:23, 31, BR)

19. Siç dokumenton Zakaria, çfarë fjalësh përdori Jehovai për të ilustruar se si ndihet Ai kur populli i Tij është i shtypur? (Zakaria 2:8, BR)

20. Kush ishte babai i Jezebelës? (1 Mbretërve 16:31)

21. Pse Pilati u përpoq ta lironte Jezuin? (Luka 23:4)

Përgjigjet e pyetësorit

1. Në pellgun e Siloamit

2. Në bedenin e mureve të tempullit

3. Donin të shëroheshin

4. Finjë (karbonat natriumi ose karbonat kaliumi)

5. «Esau», sepse kur lindi kishte një pamje të çuditshme, ishte leshtor, dhe «Edom», sepse për një supë me thjerrëza të kuqe e shiti parëbirninë e tij

6. «Një nga çdo fis i etërve të tyre; të gjithë te jenë nga princat tyre.»

7. Në Itali

8. Bul, muaji i tetë i kalendarit të shenjtë

9. Aaroni dhe Huri

10. Milingona

11. Tarshish

12. Në shkretëtirë

13. U jepnin fiset e tjera një të dhjetën e çdo prodhimi të tokës dhe të bagëtisë

14. Rrugës për në Emaus

15. Betsaleelin dhe Oholiabin

16. «Bashkëpunëtorët e mi»

17. Për t’u kujtuar që ata ishin një popull i shenjtë për Jehovain dhe duhej të zbatonin urdhërimet e tij

18. Druri i pemës së vajit

19. ‘Ai që ju prek, prek beben e syrit tim’

20. Ethbaali, mbreti i sidonitëve

21. Nuk gjeti asnjë krim tek ai