Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Vlerat U befasova nga pohimi që bënit në paragrafin që hap artikullin e dytë të serisë «Çfarë ka ndodhur me vlerat?» (8 qershor 2003) Aty thuhej: «Ndër dhuratat më të çmuara që prindërit mund t’u bëjnë fëmijëve të tyre janë dashuria e pamasë dhe një tërësi vlerash, vlera të cilat jo vetëm që ua mësojnë fëmijëve, por edhe ata vetë i ndjekin në jetën e tyre.» Kur fëmijët dhe të rriturit veprojnë sikur e kanë të siguruar dashurinë e njëri-tjetrit, pavarësisht se çfarë bëjnë, atëherë vlerat gjithmonë do të bien.

K. B., Shtetet e Bashkuara

«Zgjohuni!» përgjigjet: Shprehja «dashuri e pamasë» u përdor për t’u thënë prindërve që nuk duhet të japin përshtypjen sikur dashuria e tyre për fëmijët është e dobët ose e paqëndrueshme, pra sikur në çdo çast mund të shuhet nëse fëmija bën ndonjë faj, ose sikur, për të fituar dashurinë e prindërve, fëmija është i detyruar ta bëjë gjithçka në mënyrë të përsosur.​—Efesianëve 6:4; Kolosianëve 3:21.

Artikulli i fundit në këtë seri m’u duk i shkruar vërtet në mënyrë të shkëlqyer. Materiali është kaq i thjeshtë, logjik dhe të jep zemër. Fotografia është e bukur. Faleminderit për këta artikuj kaq ngushëllues!

M. F., Shtetet e Bashkuara

Uji Faleminderit për artikullin «Lëngu i çmuar i jetës​—Uji». (8 qershor 2003) Ky artikull citonte një specialist për problemet e dhjamosjes që thoshte se njerëzit e shëndetshëm duhet të pinë nga tetë deri në dhjetë gota çereklitërshe në ditë. Megjithatë, kur dikush ka pamjaftueshmëri të funksionit të zemrës ose veprimtari të kufizuar të veshkave, mjekët i këshillojnë pacientët të mos pinë shumë ujë.

T. A., Japoni

«Zgjohuni!» përgjigjet: Në lidhje me këtë çështje, jepen këshilla të ndryshme. Disa specialistë thonë se në ca raste duhet pirë më pak ujë. Do të ishte më mirë që secili të këshillohej me mjekun e vet për këshilla të mëtejshme.

Depresioni i paslindjes Jam nënë, dhe kam një vogëlushe të shtrenjtë që është vetëm një vjeçe. Kurrë nuk e kam ndier dorën e Jehovait kaq pranë sa kur hapa Zgjohuni! dhe lexova artikullin «Të kuptojmë depresionin e paslindjes». (8 qershor 2003) Nuk gjej dot fjalë për të shprehur mirënjohjen time për këtë artikull. E çmoj shumë faktin që i përkas një grupi që kujdeset me përzemërsi për çdonjërin nga pjesëtarët e vet. Faleminderit, shumë faleminderit!

M. G., Spanjë

Fjalëkryqet Faleminderit për revistën Zgjohuni! të 8 qershorit 2003. Gjeta thesarin që e pres me padurim: fjalëkryqin. Kam afro katër vjet që jam Dëshmitare e Jehovait dhe kam bërë pothuajse të gjitha fjalëkryqet që janë botuar gjatë kësaj kohe. Është një mënyrë fantastike për të njohur Shkrimet. Vazhdojeni këtë punë të mirë! Pres me padurim që të bëj fjalëkryqe të tjera në të ardhmen!

K. G., Shtetet e Bashkuara

Shqisat Faleminderit për serinë «Shqisat mahnitëse: A i çmoni ato?» (8 mars 2003) Vërtet, shqisat tona na ndihmojnë ta çmojmë jetën dhe gjërat që na rrethojnë. Artikuj si ky na e forcojnë dashurinë për Perëndinë. Faleminderit që i botoni!

Zh. N., Burundi

Materializmi Dua t’ju falënderoj për artikullin «Pikëpamja e Biblës: Çfarë do të thotë të jesh materialist?» (8 prill 2003) Është e vërtetë që shumë njerëz sot kanë maninë të pasurohen, dhe mjerisht ky problem mund të prekë edhe të krishterët. Ky artikull më ndihmoi të kuptoja ç’është materializmi dhe si ta shmang atë. Tani do të bëj gjithçka mundem për t’u përqendruar te gjërat frymore, e jo te gjërat materiale. Shumë faleminderit që botuat një artikull kaq të dobishëm!

Zh. K., Rusi