Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Sa mund të mësojë fëmija juaj?

Sa mund të mësojë fëmija juaj?

Sa mund të mësojë fëmija juaj?

Shpesh të rriturit nuk janë të vetëdijshëm për aftësinë e fëmijës për të mësuar. Megjithatë, zakonisht fëmijët e mësojnë një gjuhë të re më shpejt se prindërit e tyre. Para se të mbushin katër vjeç, disa flasin dy ose më shumë gjuhë. Vitin e kaluar, Randa, një grua nga qyteti i Auburnit në Uashington, SHBA, që e vinte në dyshim aftësinë që ka një fëmijë për të mësuar, shkroi: «Faleminderit që më krijuat mundësinë të pranoj që e kisha plotësisht gabim.»

Randa tha se kishte lexuar një përvojë në revistën tonë shoqëruese, Kulla e Rojës, të 1 gushtit 1988 dhe shtonte: «Në faqen 13, ishte komenti i një nëne që kishte një djalë katër vjeç e gjysmë. Ajo tregonte se një herë kur i po lexonte djalit të saj diçka nga Libri im i tregimeve biblike dhe ndaloi një çast, ai vazhdoi ta thoshte tregimin fjalë për fjalë. Gjithashtu kjo nënë thoshte se i biri i kishte mësuar përmendësh 33 tregimet e para të librit, ku kishte emra të vështirë vendesh dhe njerëzish. Duhet të pranoj se në atë çast thashë me vete se ishte e pamundur. E pra, gabohesha. Sot kam një vajzë katër vjeçe e cila di përmendësh shumë histori nga Libri im i tregimeve biblike.»

Çfarë keni bërë për ta nxitur fëmijën të mësojë? Mund të kërkoni një kopje të botimit Libri im i tregimeve biblike. Ai ka 256 faqe dhe përmban 116 tregime që flasin për njerëz dhe ngjarje nga Bibla. Për këtë mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta postoni në adresën e treguar në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të botimit Libri im i tregimeve biblike.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.