Kënaquni përgjithmonë në shoqërinë e kafshëve
Kënaquni përgjithmonë në shoqërinë e kafshëve
ÇFARË shumëllojshmërie kafshësh që ka, dhe me sa duket çdonjëra ka natyrën dhe veçantitë e saj! Dashuria dhe dhembshuria për to mund të jetë një faktor që e tërheq dikë drejt Krijuesit të tyre. Kështu ndodhi me Marinë.
Gati tre vjet më parë, kur Maria jetonte në Lisbonë të Portugalisë, i humbi qeni që e donte shumë dhe për këtë ajo bëri një njoftim në radio. Një Dëshmitare e Jehovait, që ishte e sigurt se kishte parë një qen me ato karakteristika, u lidh me Marinë. Kur u takuan, gjetën qenin dhe Dëshmitarja tha se meqë Maria i donte kaq shumë kafshët, sigurisht që do t’i pëlqente të jetonte në botën e re që ka premtuar Perëndia. Dëshmitarja shpjegoi se në atë kohë njerëzit do të jenë në paqe me të gjitha kafshët.
Psalmi 37:29; Gjoni 17:3) Si përfundim, më 16 shkurt 2002, ajo e simbolizoi kushtimin e saj ndaj Jehovait me pagëzimin në ujë.
Maria e pranoi ftesën për të shkuar në një mbledhje të Dëshmitarëve. Ajo që dëgjoi dhe pa atje i ngjalli kaq shumë interes, saqë shprehu dëshirën për të filluar një studim biblik. Ndërkohë që vazhdonte studimin, Marinë e prekën shumë gjërat që mësoi për Perëndinë Jehova dhe për premtimin e tij për një jetë të përhershme në tokë, në një botë të re e të drejtë. (Qëllimi fillestar i Perëndisë
Ashtu si Maria, shumë janë drithëruar kur kanë shqyrtuar provat se qëllimi që Perëndia kishte që në fillim, pra që njerëzit të jetojnë përgjithmonë në një parajsë tokësore dhe të kujdesen për të gjitha kafshët, më në fund do të plotësohet. (Zanafilla 1:28) Bibla thotë se Perëndia, «nuk e krijoi [tokën] më kot, por që e formoi që të banohej». Sipas këtij premtimi, njerëzit do të gëzonin tokën e do të kënaqeshin përgjithmonë me kafshët.—Isaia 45:18, BR.
Më tej, Bibla thekson vendosmërinë e Perëndisë për të përmbushur qëllimin e tij fillestar për të krijuar një tokë parajsore. «Po, kam folur,—deklaron ai dhe shton—dhe do të bëj që të ndodhë.» Gjithashtu Jehovai deklaron: «Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova.»—Isaia 46:11; 55:11.
Është e qartë se qëllimi fillestar i Perëndisë ishte që njerëzit të gëzonin përgjithmonë një parajsë tokësore. Mund të jemi plotësisht të sigurt se përfundimisht ai qëllim do të realizohet. Le të shohim disa përshkrime të shkurtra nga Bibla që tregojnë se si do të jetë jeta në botën e re të Perëndisë. Do të shohim që të gjitha kafshët, si ato shtëpiake, edhe ato të egra do të jenë paqësore me njëra-tjetrën dhe me njerëzit.—Isaia 65:17, 21-25; 2 Pjetrit 3:13.
Kafshët shtëpiake në botën e re të Perëndisë
Në botën e re që do të sjellë Jehovai, njerëzit do të kenë mundësi të prekin krifën leshtore të luanit, të përkëdhelin gëzofin me viza të tigrit e madje, të flenë në pyll pa pasur frikë nga ndonjë kafshë. Vëreni këtë premtim të Perëndisë: «Do të zhduk nga vendi kafshët e liga, kështu ato [njerëzit] do të mund të rrinë të sigurta në shkretëtirë dhe të flenë nëpër pyje.»—Ezekieli 34:25; Hozea 2:18.
Po, në atë kohë kafshët e egra do t’u nënshtrohen njerëzve, madje edhe fëmijëve. Bibla thotë: «Ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin, viçi, luani i vogël dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë.»
Por kjo nuk është e gjitha. Shkrimi vazhdon: «Lopa do të kullosë bashkë me arushën, të vegjëlit e tyre do të rrinë bashkë dhe luani do të ushqehet me kashtë si kau. Foshnja e gjirit do të lozë mbi vrimën e gjarprit dhe fëmija e zvjerdhur do të vërë dorën e tij në çerdhen e nepërkës. Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë, sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujërat mbulojnë detin.»—Isaia 11:6-9.
Në botën e re të Jehovait nuk do të jetë më problemi i dyndjes nëpër qytete të mëdha, ku nuk e kanë të lehtë të jetojnë qoftë njerëzit, qoftë kafshët që ata mbajnë për shoqëri. Po, vërtet, edhe sot shumë veta kënaqen me kafshët që mbajnë dhe shumë nga ata tregojnë se janë të drejtpeshuar në pikëpamjen dhe kujdesin që kanë për to. Por përfytyroni pak të ardhmen e mrekullueshme kur do të kënaqemi përgjithmonë me kafshët në një botë të drejtë. Kujdesi i dashur që do t’u tregohet atyre do të nderojë Krijuesin e Madhërishëm të të gjitha gjallesave.
Nëse nuk keni mësuar rreth qëllimeve të mrekullueshme të Perëndisë—ashtu si dhe Maria që i do kafshët nuk kishte mësuar deri para pak kohësh—ju ftojmë përzemërsisht të kontaktoni me botuesit e kësaj reviste ose me një Dëshmitar të Jehovait. Ata do të jenë të lumtur t’ju ndihmojnë të mësoni për këto qëllime.
[Figura në faqen 10]
Në botën e re të Perëndisë, njerëzit do të kënaqen përgjithmonë me kafshët