Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Pyjet e shiut E lexova me shumë interes serinë e artikujve «Kush do t’i shpëtojë pyjet e shiut?» (22 qershor 2003) Nuk u habita që ishit përqendruar te pyjet e shiut të Amerikës së Jugut. Meqë pyjet e shiut në Afrikë e në Azi janë katandisur shumë më keq, njerëzit mund të ndryshojnë qëndrimin e tyre të paktën ndaj pyjeve të shiut të Amerikës së Jugut. Mezi po e pres ditën kur Perëndia të ndërhyjë e t’i japë fund shkatërrimit të pyjeve këtu në tokë, në mënyrë që veprat e tij krijuese të fitojnë sërish lavdinë që kishin në fillim.

G. R., Zvicër

Faleminderit shumë për këtë seri artikujsh. Për njëfarë kohe, kam bërë studime rreth problemeve të mjedisit dhe si pasojë, zakonet e mia që lidhen me blerjen e gjërave dhe me riciklimin e tyre kanë ndryshuar. Më copëtohet zemra kur mendoj për bimësinë që është zhdukur dhe për kafshët që janë dëbuar nga vendi i tyre ose që janë vrarë si pasojë e lakmisë së njeriut. Kur mendoj se Krijuesi është në dijeni të asaj që po ndodh dhe se së shpejti do të bëjë ndryshime, kjo më ngushëllon dhe më jep shpresë. Faleminderit që botoni artikuj kaq të bukur.

V. T., Kanada

Jam i apasionuar pas natyrës dhe prej vitesh kam qenë i shqetësuar për të ardhmen e pyjeve të shiut. Jam i kënaqur që mësova se Dëshmitarët e Jehovait merakosen për krijimin e Perëndisë. Ndihem i lehtësuar kur mendoj se një ditë pyjet e shiut nuk do të dëmtohen më.

T. H., Shtetet e Bashkuara

Tragjedi Faleminderit për artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Si mund ta përballoj një tragjedi të papritur?» (22 qershor 2003) Kur e mbarova këtë artikull, ndjeva se Jehovai më kishte dhënë drejtim për një problem që e kam pasur prej shumë vitesh. Si e krishterë, e kuptoj se këto ‘ditë të fundit’ janë «të vështira për t’u përballuar». (2 Timoteut 3:1) Megjithatë, sa herë që dëgjoja ndonjë lajm të tmerrshëm në televizor, tronditesha shumë. Shkurajohesha tepër dhe arrija deri aty sa nuk kisha fuqi për asgjë dhe kishte raste kur në vend që të dilja në shërbim, rrija në shtëpi. Shqetësohesha për gjëra që mund ose mund të mos ndodhin. Por ky artikull më kujtoi se sa e rëndësishme është të vazhdojmë me zakonet tona frymore, t’ia zbrazim zemrën Jehovait dhe të kemi besim të plotë tek ai. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës për botimet tuaja.

E. K., Japoni

Në janar të vitit 2003, ndërkohë që ishte në spital, gjyshi im vdiq. Kjo ishte hera e parë që shihja të më vdiste para syve një i afërm i ngushtë. Ky artikull kishte përgjigjet e pyetjeve të mia. Ma preku zemrën sidomos nëntitulli «Pse ndodhin gjëra të dhimbshme?». Ai më ndihmoi të kuptoja se ajo që i ndodhi familjes sime ishte pasojë e rastësisë. Ajo nuk do të thoshte se Jehovai na kishte braktisur. Pasi e lexova artikullin, më iku ankthi që më shtrëngonte zemrën.

M. O., Japoni

Etja frymore Artikulli «Si m’u plotësua etja për gjërat frymore» më bëri të përlotesha. (22 qershor 2003) U rrita në një familje katolike dhe vazhdova për tetë vjet një shkollë katolike. Megjithëse në shkollë ose në meshë nuk lexonim kurrë pjesë nga Bibla, gjithmonë e vlerësoja Biblën dhe e lexoja çdo natë. Ashtu si Luçia Musanet, edhe unë doja t’i bëja gjërat që mësoja në Bibël, por nuk dija se si. Kur fillova të studioja Biblën me Dëshmitarët e Jehovait, m’u plotësua vërtet nevoja frymore. Faleminderit shumë për përvojat prekëse si kjo!

K. F., Shtetet e Bashkuara