Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Njerëzimi në kërkim të Perëndisë»

«Njerëzimi në kërkim të Perëndisë»

«Njerëzimi në kërkim të Perëndisë»

Gazeta e qytetit të Meksikos, Excelsior, në numrin e 25 shtatorit 2002, botoi një artikull me titullin e mësipërm. E kishte shkruar Karlo Koçoli, një studiues dhe shkrimtar i njohur në Meksikë. Artikulli i tij fillonte me fjalët vijuese.

«Sapo mbarova së lexuari ose më mirë të them së rilexuari, madje për të qenë edhe më i saktë e lexova disa herë, një libër të vogël me kapak të kuq, që është i mrekullueshëm. Nuk e kam fjalën për librin e famshëm të kohës së Mao Ce Dunit. Ky libër [Njerëzimi në kërkim të Perëndisë *, anglisht] është shumë më i veçantë. Por jo vetëm kaq, ndryshe nga ‘Libri i vogël i kuq’ i Mao Ce Dunit, i cili është vjetëruar me kalimin e kohës, ka shumë të ngjarë që këtij të mos i ikë kurrë koha. Me pak fjalë, ky libër është një dhuratë që Dëshmitarët e Jehovait i kanë bërë botës. Në krahasim me shumicën e librave, ai është fare i vogël, por është jashtëzakonisht i madh për nga domethënia. Atë mund ta mbash në xhep, por edhe po të gjendej në një bibliotekë ku ka 90.000 libra të ndryshëm, ka shumë mundësi të ishte libri më i rëndësishëm.»

Më tej, zoti Koçoli tregonte për kohën e rinisë kur vendosi ç’karrierë të ndiqte. «Dega që zgjodha për të studiuar në universitet,​—shkruante ai,​—kishte lidhje me atë që më interesonte më shumë nga ana intelektuale dhe nga ana shpirtërore: fetë, sidomos ato të Lindjes.» Ai shpjegonte se studimi i feve e tërhiqte shumë dhe gjatë Luftës II Botërore mori doktoratën për tema që lidheshin me çështjet fetare.

«Pra,​—thoshte ai,​—ndihem plotësisht kompetent për të thënë se libri i vogël i kuq që më ra në dorë është një vepër kolosale, e thellë dhe e rëndësishme për sa u përket çështjeve fetare. . . . [Këtë libër] duhet ta ketë çdo familje, që ta hapin, ta lexojnë e të rilexojnë herë pas here. Ai nuk bën propagandë për asnjë fe, përkundrazi është një vepër e thellë kulturore e shkruar nga njeriu, i cili ka një prirje të brendshme për të hetuar misterin e ndërlikuar të Perëndisë.»

Në fund të artikullit, zoti Koçoli dha numrin e telefonit të Dëshmitares që i kishte dhënë librin. Që nga ajo kohë, motra ka marrë shumë telefonata nga njerëz që duan një kopje të librit. Prandaj zyra e degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Meksikë ka marrë masa që t’u sigurohet nga një kopje të gjithë atyre që janë interesuar për librin Njerëzimi në kërkim të Perëndisë. Dikush që kërkoi 20 kopje për familjarët dhe miqtë, tani po përparon shumë në studimin e Biblës.

[Shënimi]

^ par. 3 Kopjet e shtypura kohët e fundit kanë kapak të hollë dhe jo të kuq.