Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Është plot thesare’

‘Është plot thesare’

‘Është plot thesare’

Kështu e përshkroi broshurën Kur të vdes një njeri i dashur, drejtori i një azili në Ilinois, SHBA. Këtë broshurë, së bashku me një revistë Zgjohuni!, ia kishte dërguar me postë një Dëshmitare e Jehovait, sepse duke lexuar revistën Zgjohuni! kishte mësuar se numri i vetëvrasjeve ishte shumë i lartë te të moshuarit. Kur mori literaturën, drejtori i azilit iu përgjigj menjëherë.

Pasi thoshte se broshura Kur të vdes një njeri i dashur ishte plot thesare, ai shkruante: «Me kënaqësi do t’ua tregoj këtë broshurë . . . familjeve që me siguri do të ngushëllohen nga mençuria praktike që gjendet aty e nga referimet dhe arsyetimet biblike.»

Menjëherë Dëshmitarja i telefonoi drejtorit dhe mori takim për t’i bërë një vizitë. Drejtori donte 20 kopje të kësaj broshure dhe kërkoi që të bëheshin vizita në azil çdo dy-tre muaj, për të sjellë kopje të reja.

Ndoshta edhe ju, ose dikush që njihni, do të ngushëlloheni duke lexuar këtë broshurë me 32 faqe. Mund të kërkoni një të tillë duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të broshurës Kur të vdes një njeri i dashur.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.