Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Përgjigjja e lutjes»

«Përgjigjja e lutjes»

«Përgjigjja e lutjes»

Kështu tha nëna e një djali nëntëvjeçar për librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh që doli në një kongres të Dëshmitarëve të Jehovait në Irlandë. «Më rrodhën lot nga sytë,​—tha e prekur ajo.​—Ky ishte një bekim i veçantë, sepse jo më larg se javën e kaluar isha e shqetësuar, pasi nuk dija se çfarë botimi të studioja me tim bir.

I isha lutur Jehovait që të më ndihmonte t’i mësoja tim biri të vërteta biblike më të thella në një mënyrë të thjeshtë dhe tërheqëse, por nuk dija se nga t’ia filloja. Pra, ky libër i bukur dhe me ilustrime tërheqëse ishte përgjigjja e lutjes sime.»

Një nënë me pesë fëmijë, që jeton në Kaliforni të SHBA-së, shkroi diçka të ngjashme. Ajo thotë: «Kur po ktheheshim nga kongresi për në hotel vura re se tre fëmijët e mi më të vegjël po lexonin, po shikonin dhe po bisedonin bashkë për gjërat që i tërhiqnin më shumë nga libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh.

Kur mora këtë dhuratë nga Jehovai, më pushtoi një gëzim i madh, ashtu si gëzimi që provon në ndonjë rast lindjeje, martese, pagëzimi a kur marrim ndonjë dhuratë tjetër të bukur nga Krijuesi i universit. Jam e sigurt se ndonjëherë lotët e gëzimit i tregojnë Atit tonë të dashur, Jehovait, atë që s’e shprehin dot vetëm fjalët.»

Ka mundësi që edhe ju të ndiheni po kështu kur të shqyrtoni e të studioni këtë libër me 256 faqe dhe me ilustrime të bukura. Madhësia e faqeve është e njëjtë me faqet e kësaj reviste. Mund të kërkoni një kopje të këtij libri, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën e treguar në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të librit Të mësojmë nga Mësuesi i Madh.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.