‘Të shohim vendin e mirë’
‘Të shohim vendin e mirë’
«Pikërisht për këtë mjet të mrekullueshëm kisha nevojë. Tani i kam të gjalla në mendje vendet, njerëzit dhe ngjarjet në Bibël»,—kështu shkroi një grua pasi kishte shqyrtuar broshurën me harta biblike ‘Të shohim vendin e mirë’, që u botua kohët e fundit.
Kjo broshurë 36-faqëshe dhe me ngjyra i ndihmon ata që po studiojnë Fjalën e Perëndisë të përfytyrojnë ngjarjet biblike. Letra e saj vazhdon: «Duke parë ndryshimin midis lartësisë në të cilën ngrihej tempulli dhe asaj të tokave përreth kuptoj shkrimet që flasin për ‘lartësimin’ e adhurimit të Jehovait. Më ndihmon shumë për të krijuar një ide të qartë se ku ndodheshin qytetet e strehimit, si dhe vendet e tjera që përmenden si në Shkrimet Hebraike, ashtu edhe në ato Greke. Fillova ta përdorja këtë broshurë të këndshme kur studioja librin e Veprave në Bibël.»
Ajo përfundoi: «Do ta përdor vazhdimisht këtë dhuratë të mrekullueshme ndërsa udhëtoj përmes Fjalës së Perëndisë.»
Mund të kërkoni një kopje të kësaj broshure me titull ‘Të shohim vendin e mirë’, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në një nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të broshurës ‘Të shohim vendin e mirë’.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.
[Burimi i figurës në faqen 32]
Pictorial Archive (Near Eastern History) Est