«Po të ecim me Perëndinë do të kemi bekime tani e përgjithmonë»
«Po të ecim me Perëndinë do të kemi bekime tani e përgjithmonë»
SHPESH thuhet që jeta është një udhëtim. Por, ashtu si shumë të tjerë, a ndiheni ndonjëherë sikur keni humbur rrugën? Jeta në këtë botë është jashtëzakonisht e tensionuar. Ndërsa shoqëria sa vjen e bëhet më e dhunshme dhe e pamoralshme, ndoshta ndihemi sikur po na shtyjnë forca që janë jashtë kontrollit tonë. Si mund ta mbajmë ekuilibrin në kohë kaq të turbullta? Si mund të ndjekim një drejtim të mirë në këtë udhëtim, pra në jetën tonë?
Bibla na jep një përgjigje të shkëlqyer dhe lehtësuese. Ajo tregon se kemi një mundësi të mrekullueshme—të ecim me Perëndinë. Disa, vetëm kur e dëgjojnë, mund të tallen. Në fund të fundit, si është e mundur që një qenie njerëzore të eci me Krijuesin e plotfuqishëm të universit? Bibla tregon se kjo gjë është e mundur. Në fakt, të ecësh me Perëndinë do të thotë të jetosh sa më i lumtur dhe sa më mirë që është e mundur në këtë botë të trazuar. Por, çfarë përfshin të ecësh me Perëndinë dhe çfarë bekimesh sjell kjo?
Këtyre pyetjeve do t’u japë përgjigje fjalimi prekës që titullohet «Po të ecim me Perëndinë, do të kemi bekime tani e përgjithmonë». Ky fjalim publik do të zhvillohet në kongreset krahinore të Dëshmitarëve të Jehovait që fillojnë këtë muaj. Qindra kongrese të tilla do të mbahen anembanë botës. Për të mësuar vendin më të afërt të kongresit, kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose shkruajuni botuesve të kësaj reviste. Numri i 1 marsit 2004 i Kullës së Rojës, revista shoqëruese, përmban një listë të vendeve ku do të mbahen kongreset në Shqipëri dhe Kosovë.