Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ju mirëpresim në kongresin krahinor «Të ecim me Perëndinë»!

Ju mirëpresim në kongresin krahinor «Të ecim me Perëndinë»!

Ju mirëpresim në kongresin krahinor «Të ecim me Perëndinë»!

▪ Miliona njerëz do të jenë të pranishëm në këtë kongres që do të mbahet në qindra vende të ndryshme anembanë botës. Në Shqipëri kongresi i parë treditor do të mbahet më 2-4 korrik në stadiumin «Selman Stërmasi», Tiranë dhe i dyti më 9-11 korrik në Pallatin e Sportit «Flamurtari», Vlorë (mundësisht). Ndërsa në Kosovë do të jetë më 16-18 korrik në Pallatin e Rinisë «Salla e Kuqe», Prishtinë (mundësisht). Ka të ngjarë që një nga këto mbledhje treditore, që zakonisht mbahen nga dita e premte deri të dielën, të zhvillohet në një qytet afër jush.

Në shumicën e vendeve programi do të fillojë çdo ditë në orën 9.30 me muzikë. Tema për ditën e premte është «Kjo është rruga, ecni në të!» Fjalimi hapës «Të mbledhur që Jehovai të na mësojë rrugët e tij» do të pasohet nga një pjesë ku ka edhe intervista të atyre që kanë ecur besnikërisht me Perëndinë. Pas fjalimeve «Vazhdoni të provoni se çfarë jeni ju vetë» dhe «Le t’jua drejtojë Fjala e Perëndisë hapat çdo ditë» sesioni i mëngjesit do të përfundojë me fjalimin kyç «Të ecim me Perëndinë në kohë të turbullta».

Sesioni i së premtes pasdite do të përfshijë simpoziumin me tri pjesë «Profecia e Hozesë na ndihmon të ecim me Perëndinë». Pas tij do të jenë fjalimet «Të mos e ndajmë ‘atë që Perëndia e ka bashkuar’» dhe «Të tregojmë respekt për mbledhjet tona të shenjta». Fjalimi përmbyllës për atë ditë «Lajmi i mirë për njerëz të të gjitha kombeve» do të jetë një inkurajim për të shkuar e për ta përhapur lajmin e mirë te njerëzit e të gjitha gjuhëve.

Tema e së shtunës është «‘Vazhdoni të shikoni me kujdes se si ecni’». Simpoziumi i mëngjesit «Të ecim përpara si shërbëtorë të Perëndisë» përmban një pjesë që jep sugjerime të mëtejshme se si t’ua japim lajmin e mirë njerëzve që flasin gjuhë të tjera. Programi i mëngjesit përfundon me fjalimin e rëndësishëm «Sipas takimit që keni lënë, ecni me Jehovain» pas së cilit ata që janë kualifikuar kanë mundësi të pagëzohen.

Ndër fjalimet e së shtunës pasdite janë «Të shmangim ‘çdo shkak për pengesë’» dhe «Aktivitete të shëndetshme që na ripërtërijnë». Pastaj vijnë «Jehovai është Bariu ynë», «‘Të blejmë kohën e duhur’» dhe «Të ecim në shtegun ku drita shkëlqen gjithnjë e më shumë» të cilat përmbajnë intervista inkurajuese. Sesioni do të mbarojë me fjalimin që të vë në mendime «‘Qëndroni vigjilentë’: Ora e gjykimit ka mbërritur».

Fjalimi «Të rinj: Ecni në shtegun e drejtësisë» thekson temën e programit të së dielës «‘Vazhdoni të ecni në të vërtetën’». Ky fjalim do të ndiqet nga një dramë me kostume që paraqet shërbimin e apostullit Pavël. Pas saj do të ketë një fjalim që vë në pah mësimet që nxjerrim nga drama. Programi i pasdites do të ketë si pikë kryesore fjalimin publik «Po të ecim me Perëndinë, do të kemi bekime tani dhe përgjithmonë».

Për të ditur se ku do të mbahet kongresi që është më afër shtëpisë suaj, mund të shkoni në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait që ndodhet në zonën tuaj ose mund t’u shkruani botuesve të kësaj reviste. Revista shoqëruese, Kulla e Rojës e 1 marsit, përfshinte vendet ku do të mbahet kongresi në gjuhën shqipe.