Kur askush nuk do të ndihet më i vetmuar
Kur askush nuk do të ndihet më i vetmuar
FJALËT e regjistruara te Zanafilla 2:18 tregojnë se kur u krijua njeriu i parë, «Zoti Perëndi tha: ‘Nuk është mirë që njeriu te jetë vetëm; unë do t‘i bëj një ndihmë që i leverdis.’» Njerëzit u krijuan të shoqëroheshin me të tjerët dhe të kishin nevojë për njëri-tjetrin.
Miku më i mirë që mund të kemi është Perëndia Jehova. Apostulli Pavël thotë se Jehovai është «Ati i mëshirave të buta dhe Perëndia i çdo ngushëllimi, i cili na ngushëllon në të gjitha shtrëngimet tona». (2 Korintasve 1:3, 4) Vetë Jehovai trishtohet kur ndonjëri nga shërbëtorët e tij vuan. Ai është një Perëndi që tregon empati. «Ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.» (Psalmi 103:14) A nuk ndihesh më i afërt me Perëndinë Jehova dhe a nuk je mirënjohës që ai i kupton nevojat tona dhe tregon kujdes të dashur e plot mirësi?
Jehovai i ndihmon të vetmuarit
Në të kaluarën shumë nga shërbëtorët e Perëndisë përjetuan rrethana gjatë të cilave u ndien të vetmuar. Për ta Jehovai ishte një burim ndihme dhe ngushëllimi. Për shembull, le të marrim rastin e Jeremisë të cilit iu kërkua të shërbente si profet kur ishte djalosh. Nga 40 shkrimtarët e Shkrimeve të Shenjta, ndoshta Jeremia ishte ai që foli më shumë për ndjenjat e tij. Ai ishte disi i trembur dhe nuk ndihej i aftë kur mori caktimin e parë nga Perëndia. (Jeremia 1:6) Për ta kryer këtë caktim, ai duhej të mbështetej plotësisht te Jehovai. Vërtet, Jehovai ishte me të «si një hero i fuqishëm».—Jeremia 1:18, 19; 20:11.
1 Mbretërve 19:4, 9-12, 15-18) Nëse ndonjëherë ndihemi si Elija, të vetmuar ose pa vlerë, edhe ne mund t’i lutemi Jehovait që të na forcojë. Gjithashtu, duke përdorur aftësi dalluese, pleqtë e krishterë mund t’u flasin në mënyrë ngushëlluese shërbëtorëve besnikë, duke i ndihmuar të kuptojnë se po luajnë rol në përmbushjen e qëllimit të Perëndisë.—1 Selanikasve 5:14.
Rreth 300 vjet para Jeremisë, kur mori vesh për vdekjen e profetëve të Baalit, mbretëresha Jezabelë u betua se do ta vriste Elijan. Imagjinoni që Elija ia mbathi 450 kilometra larg, në Horeb, në gadishullin e Sinait. Atje hyri në një shpellë për të kaluar natën. Kur ishte aty Perëndia Jehova i bëri këtë pyetje: «Ç’bën këtu Elia?» Elija i tha që mendonte se ishte i vetmi adhurues i Jehovait në të gjithë Izraelin, se kishte mbetur i vetmi profet i zellshëm për shërbimin e Perëndisë. Jehovai e siguroi se nuk ishte vetëm. Jehovai ishte me të dhe bashkë me Elijan ishin edhe 7.000 izraelitë të tjerë, ndonëse Elija nuk i njihte. Jehovai e ngushëlloi Elijan, e qetësoi dhe i forcoi besimin. Fjalët e tij i prekën zemrën profetit Elija dhe e inkurajuan që të mos e linte caktimin e tij. (Nga këta shembuj dhe nga të tjerë, mund të kuptojmë gatishmërinë e Jehovait për t’i mbështetur dhe për t’u dhënë ngushëllim të dashur atyre që ndihen të vetmuar. Po, «Zoti do të jetë strehim i papushtueshëm për të shtypurin, një strehim i papushtueshëm në kohë ngushtice».—Psalmi 9:9; 46:1; Nahumi 1:7.
Një njeri i dhembshur e me ndjenja të thella
Jezu Krishti është një shembull për t’u admiruar, pasi ndjenjat e tij ishin në një ekuilibër të përsosur, dhe kështu imitonte Jehovain. Ja se ç’thotë Luka për reagimin e Jezuit kur në qytetin e Nainit ndeshi një kortezh funerali: «Po nxirnin një të vdekur, birin e vetëm të nënës së tij. . . . Kur e vuri re, Zotëria u shty nga keqardhja për të dhe i Luka 7:12-15) Ajo që pa e preku shumë Jezuin. Ai ishte një njeri i dhembshur. Përfytyroni lumturinë që i dha Jezui vejushës së vetmuar kur i ktheu në jetë të birin. Ajo nuk ishte më e vetmuar.
tha: ‘Mos qaj më!’ Atëherë, ai u afrua e preku arkivolin dhe ata që e mbanin atë u ndalën, ndërsa ai tha: ‘Djalosh, ty po të them: Ngrihu!’ Dhe i vdekuri u çua ndenjur e zuri të flasë dhe ai ia dha të ëmës.» (Ne mund të jemi të sigurt se Jezui ‘bashkohet me ndjenjat tona në dobësitë që kemi’. Me siguri ai ndien dhembshuri për ata të drejtë që ndihen të vetmuar. Po vërtet, nëpërmjet tij mund «të marrim mëshirë e të gjejmë dashamirësi të pamerituar, për ndihmë në kohën e duhur». (Hebrenjve 4:15, 16) Duke imituar Jezuin mund të mësojmë të bashkohemi me ndjenjat e atyre që përjetojnë pikëllim, mundime dhe vetmi. Kur ndihmojmë të tjerët ka më pak të ngjarë që të ndihemi të vetmuar. Por ka edhe një mënyrë tjetër që të marrim ndihmë për t’i mposhtur ndjenjat shkurajuese të vetmisë.
Fjala e Jehovait mund të na ndihmojë që të mposhtim vetminë
Shumë veta kanë parë se «me anë të ngushëllimit nga Shkrimet . . . kemi shpresë». Fjala e Perëndisë është plot me këshilla praktike që na ndihmojnë të mposhtim vetminë. (Romakëve 15:4; Psalmi 32:8) Për shembull, Fjala e Perëndisë na nxit ‘të mos mendojmë për veten më shumë sesa duhet të mendojmë’. (Romakëve 12:3) Për të zbatuar këtë këshillë ndoshta kemi nevojë të ndreqim mënyrën e të menduarit. Përulësia dhe modestia, pra një pikëpamje realiste për kufizimet tona, sigurisht që do të na ndihmojë të jemi të ekuilibruar dhe të arsyeshëm në gjërat që presim. Veç kësaj, Fjala e Perëndisë na këshillon të zhvillojmë interes të sinqertë për të tjerët. (Filipianëve 2:4) Kjo është reciproke. Po t’u japësh të tjerëve nga vetja edhe do të marrësh. Ky bashkëpunim i mirë na ndihmon të mbushim boshllëkun që ndiejmë dhe i jep kuptim jetës sonë.
Bibla na inkurajon si të krishterë që ‘të mos e braktisim mbledhjen tonë së bashku’. (Hebrenjve 10:24, 25) Pra merru me veprimtari ndërtuese, siç është ndjekja e rregullt e mbledhjeve të Dëshmitarëve të Jehovait. Pa dyshim që mbledhjet e krishtere ndihmojnë në mirëqenien tonë frymore, emocionale dhe fizike. Të flasim me të tjerët për lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë është një mënyrë e kënaqshme për ta mbushur jetën me veprimtari të shëndetshme. Kjo gjë na e mban mendjen të përqendruar në drejtimin e duhur, na forcon besimin dhe na mbron shpresën që kemi.—Efesianëve 6:14-17.
Afroju Jehovait në lutje. Davidi na nxiti: «Hidh mbi Zotin barrën tënde, dhe ai do të të mbajë.» (Psalmi 55:22) Ndërsa studion Fjalën e Perëndisë do të ndihesh i lumtur. (Psalmi 1:1-3) Në qoftë se të pushtojnë ndjenjat e vetmisë, medito për kujdesin e dashur të Jehovait, të cilin na e zbulon Fjala e tij. Psalmisti shkroi: «Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate.»—Psalmi 119:25.
Kur askush nuk do të thotë: «Jam i vetmuar»
Perëndia Jehova na ka premtuar një botë të re, pa ankthe, zhgënjime dhe pa ndjenja shkurajuese. Në Bibël thuhet: «Ai do të thajë çdo lot nga sytë e tyre dhe vdekje nuk do të ketë më, as vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme kanë kaluar.» (Zbulesa 21:4) Po, ndërmjet këtyre gjërave të mëparshme që do të kalojnë janë dhembjet fizike, emocionale dhe stresi që kemi sot.
Toka do të jetë plot me njerëz miqësorë që do të na e pasurojnë jetën. Nëpërmjet Mbretërisë së tij qiellore që do të drejtohet nga Jezu Krishti, Jehovai do të na e heqë përgjithmonë ndjenjën e vetmisë. Ai do të na japë gjëra të reja e të mrekullueshme për të bërë në parajsën në tokë. Së shpejti do të vijë dita kur asnjëri prej nesh nuk do të thotë më kurrë: «Jam i vetmuar.»
[Figura në faqet 8, 9]
Me ndihmën e Jehovait nuk do të ndihemi të vetmuar, edhe kur të jemi vetëm
[Figurat në faqen 10]
Çfarë mësojmë nga tregimet e Biblës për Jereminë dhe Elijan?