Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Moda Dua të shpreh vlerësimin tim për serinë e artikujve «A je skllav i modës?» (8 shtator 2003) Si adoleshente, kam qenë nën ndikimin e botës për të blerë gjërat e modës më të fundit dhe për të pasur një pamje «të përsosur». Por këta artikuj më kanë ndihmuar të mos shpenzoj më siç e kisha zakon dhe të vishem më thjesht.
M. B., Shtetet e Bashkuara
Jam dhjetë vjeç dhe mësuesja na dha si detyrë që të gjenim material për modën. Unë solla në klasë një kopje të artikullit «Ana e errët e magjepsjes». Mësuesja bëri fotokopje për gjithë klasën.
G., Belgjikë
Si 19-vjeçare e kam të vështirë që të shmang ndikimin e asaj që përkufizohet si gruaja «ideale». Nuk kam një trup modeleje dhe shpeshherë kjo më bën të ndihem e shëmtuar. Herë pas here mendja më thotë të mbaj dietë, madje nga ato të fortat. Pak kohë pasi isha lutur për këshilla se si t’i largoja këto mendime, mora këtë revistë që ishte edhe përgjigja e lutjes sime. Shumë faleminderit.
Z., Gjermani
Artikujt më ndihmuan të shihja kotësinë që fshihet pas dëshirës për të ndjekur modën. Jam 14 vjeç, dhe në Itali nuk është e lehtë të shkosh në shkollë nëse nuk ke veshur rroba të firmuara. Automatikisht je kot fare. Nga artikujt tuaj mësova që ajo që është më e rëndësishme është të jesh frymësisht i pasur në sytë e Perëndisë.
F. Xh., Itali
Orkidetë E lexova me shumë interes artikullin «Orkidetë hirplota». (8 shtator 2003) Atje gjeta disa këshilla se si t’i rrit orkidetë në shtëpi dhe mësova disa nga emrat dhe origjinat e tyre. Zgjohuni! kishte tamam ato gjëra që doja të dija.
L. E. K., Bangladesh
Dhëmbë të pastër Nuk rrija dot pa ju shkruar për artikullin «Shkopi që pastron dhëmbët». (8 shtator 2003) Disa herë kam pyetur veten se si i pastronin njerëzit dhëmbët para se të dilte pasta e dhëmbëve. Prandaj artikulli më bëri për vete.
D. G., Shtetet e Bashkuara
Gjithmonë e nënvlerësoja përtypjen e shkopinjve. Po e kisha gabim. Është e vërtetë që përdorimi i këtij shkopi të bën mirë dhe tani do ta përdor edhe unë për të mbrojtur dhëmbët.
A. A., Çad
Referati për Holokaustin Në artikullin «Referati i saj la mbresa të thella» thuhej që hebrenjtë në kampet e përqendrimit mbanin Yllin e Davidit. (8 shtator 2003) Megjithatë, sipas përvojës sime në kampin e përqendrimit në Ravensbrukut, hebrenjtë nuk mbanin Yllin e Davidit, por një trekëndësh të verdhë.
J. R., Afrika e Jugut
«Zgjohuni!» përgjigjet: Faktet tregojnë se hebrenjtë në shumë kampe nuk e mbanin Yllin e Davidit. Megjithatë, ka prova që në disa kampe e mbanin.
Prepotenca Nuk jam një Dëshmitare e Jehovait. Por, seria e artikujve «Prepotenca—Çfarë mund të bëni?» (22 gusht 2003) doli në kohën e duhur. Sulmet e bashkëmoshatarëve në shkollën e vajzës sime janë bërë vërtet serioze. Ashtu si këshillonit edhe ju, bisedova me vajzën dhe kështu munda ta përkrahja e ta ndihmoja. Ju falënderoj që tregoni kujdes për njerëzit.
T. M., Ukrainë