Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një nënë e mençur

Një nënë e mençur

Një nënë e mençur

Një nënë që i kupton mirë nevojat e fëmijëve të saj, kujdeset dhe mundohet me të gjitha forcat që t’u sigurojë atyre ushqim të shëndetshëm fizik. Me të njëjtin zell u siguron edhe ushqim frymor.

Kohët e fundit, një grua nga Brazili, i shkroi zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në atë vend duke shprehur vlerësimin për broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Ajo shkruante: «Broshura më preku vërtet. Kur lexova mësimin që fliste për praktika që Perëndia nuk i miraton, e kuptova menjëherë që duhet t’i diskutoja këto gjëra të rëndësishme edhe me fëmijët e mi pasi kam dy vajza të moshave 10 dhe 11 vjeçe dhe një djalë 5 vjeç.» Pastaj shtoi: «Sa e rëndësishme është të kesh botime të tilla që i mësojnë familjes rrugën e Perëndisë!»

Ajo kërkonte edhe botime të tjera që bazohen në Bibël. Nëse edhe ju keni një dëshirë të fortë për ushqim frymor, si për veten, ashtu edhe për familjen tuaj, mund të merrni një kopje të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Mjafton të plotësoni kuponin poshtë dhe ta postoni në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.