Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A keni parë ndonjëherë një palmë me këmbalecë?

A keni parë ndonjëherë një palmë me këmbalecë?

A keni parë ndonjëherë një palmë me këmbalecë?

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË PERU

PALMAT ME KËMBALECË në disa vende të botës janë diçka e zakonshme. Por përse i duhen këmbalecët një palme? Sepse rrënja e parë e palmës ndalon së rrituri kur arrin një gjatësi të caktuar, ndërsa pjesa tjetër e pemës vazhdon të rritet. Kështu nga trungu dalin rrënjë të tjera që ngulen në tokë dhe duken si këmbalecë.

Palmat me këmbalecë nuk janë vetëm bimë interesante. Ato bëhen strehë për kafshët e vogla që fshihen midis rrënjëve. Madje edhe njerëzit përfitojnë prej këtyre palmave. Në disa vende, vendësit e përdorin drurin e saj për të ndërtuar shtëpi dhe për të bërë dysheme, ndërsa gjethet i përdorin për të bërë çati, fshesa dhe shporta me thurje. Disa njerëz, që jetojnë larg pyjeve tropikale të shiut, mund të kenë përdorur një bastun të bukur ose mund të kenë ecur mbi një dysheme të fortë me parket të bërë me drurin e këtyre palmave i cili përshkohet nga damarë të bukur me ngjyrë të errët.

Ashtu si dhe shumë lloje të tjera palmash, edhe palmat me këmbalecë përdoren si lëndë ushqyese. Shumica e tyre kanë një zemër që është e ngrënshme dhe shumë e shijshme. Mjerisht, ndërsa kërkesa për këto specialitete ushqimesh ekzotike është rritur, disa lloje palmash janë prerë vetëm për zemrën e tyre të butë e të shijshme duke i lënë pjesët e tjera të pemës të shpërndara andej-këtej.

[Figurat në faqen 31]

Nga palmat me këmbalecë bëhen shumë produkte të dobishme