Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Më jep forcë t’u qëndroj sprovave’

‘Më jep forcë t’u qëndroj sprovave’

‘Më jep forcë t’u qëndroj sprovave

Kështu e përshkroi librin T’i afrohemi Jehovait një lexuese nga Kënektikati, Shtetet e Bashkuara. Ajo tha: «E studioj çdo ditë nga pak. Ato ditë që depresioni nuk më le as të marr frymë, një studim i shkurtër më jep forcë t’i qëndroj kësaj sprove.»

Ajo vazhdoi: «Piktura e bariut të dashur në faqen 69 ma ngrohu zemrën. E vlerësova shumë pjesën te faqja 28, paragrafi 8, ku tregohet për përvojën e Moisiut para kaçubës që digjej. Atje tregohej se ‘edhe toka përreth saj u bë e shenjtë ngaqë Jehovai ishte i pranishëm aty’. Nëse Jehovai mund të shenjtërojë edhe tokën e papastër, atëherë ndoshta ka shpresë edhe për mua. Ky mendim më ka ndihmuar shumë sepse vuaj nga depresioni i vazhdueshëm.»

Jemi të sigurt se do të nxjerrësh dobi nëse e lexon librin T’i afrohemi Jehovait me 320 faqe e me kapak të butë. Mund ta kërkosh një kopje duke plotësuar kuponin në fund të kësaj faqeje dhe duke e dërguar në adresën e mëposhtme ose në një nga adresat që gjendet në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të librit T’i afrohemi Jehovait.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.