Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Bujqësia Po ju shkruaj t’ju shpreh vlerësimin tim për serinë e artikujve «Bujqësia​—Pse është në krizë?» (8 tetor 2003) Jetoj në një vend bujqësor. Si rezultat i varfërisë ekonomike dhe faktorëve të tjerë, bujqit po shesin tokat. Duket sikur çdo ditë ngrihen ndërtesa të reja duke pushtuar kështu tokat bujqësore. Ndonjëherë pyes veten nëse do të mbetet më tokë për t’u punuar. Është ngushëlluese kur mendon që Jehovai do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë krizën në bujqësi.

V. A., Shtetet e Bashkuara

Mozaikët Ju falënderoj për artikullin «Mozaikët​—Piktura me gurë». (8 tetor 2003) Aty pashë një mozaik që gjendet në një park shtetëror këtu afër. Kam më shumë se dhjetë vjet që jetoj afër këtij parku, por kurrë nuk i kisha parë mozaikët. Kështu që shkova për t’i parë dhe mbeta gojëhapur. Tani e vlerësoj më shumë artin e mozaikëve.

E. D., Shtetet e Bashkuara

Gjithmonë kam dashur të di për mozaikët, sidomos që kur shkuam në kongresin e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi në vitin 1993. Në Shën-Pjetërburg dhe në Moskë mund të admironim shumë mozaikë të bukur. Falënderojmë si artistët që kanë kaluar vite duke bërë këto vepra arti, ashtu edhe juve për artikullin informativ.

B. Z., Gjermani

Stilet alternative të jetesës Faleminderit për artikullin «Pikëpamja e Biblës: Stilet alternative të jetesës​—A i miraton Perëndia?» (8 tetor 2003) Jam 17 vjeç dhe që në fëmijëri jam rritur me parime të krishtere. Pavarësisht nga kjo fillova të provoja dëshira homoseksuale kur isha shumë i ri. E kam të vështirë të përballoj dëshirat e mia, por ndihem mirë kur mendoj që Jehovai e kupton luftën time të brendshme. Atyre që kanë të njëjtin problem do t’u thosha: «Mos u dorëzoni!»

Xh. M., Shtetet e Bashkuara

Gjatë gjithë jetës më kanë torturuar dëshirat e papërshtatshme seksuale. Artikulli trajtonte një situatë si e imja. Ato që kanë pasur një ndikim shkatërrues tek unë kanë qenë shikimi i pornografisë që në moshë mjaft të re dhe abuzimi seksual që më është bërë. Faleminderit që më ndihmuat të kuptoj veten.

J .B. M., Shtetet e Bashkuara

Kur bëhet fjalë për parapëlqimet seksuale, është e mençur të mos lihen pa përmendur ndikimi i faktorëve të tillë, si gjenet, hormonet dhe mënyra si është rritur etj. Është e vërtetë se ata që luftojnë prirjet homoseksuale brenda vetes mund të gjejnë mbështetje te kongregacioni i krishterë.

D. L., Britani

«Zgjohuni!» përgjigjet: Ndiejmë keqardhje për ata që janë në luftë të brendshme me dëshirat e papërshtatshme seksuale. Ashtu siç thoshte edhe artikulli ynë, shkaqet e këtyre problemeve mund të jenë të ndërlikuara. Për aq kohë sa nuk i ushqejmë me qëllim dhe nuk veprojmë sipas impulseve imorale seksuale, atëherë jemi të pastër në sytë e Jehovait. Të jeni të sigurt se Perëndia Jehova kënaqet kur njerëzit bëjnë përpjekje të mëdha për të qëndruar të pastër moralisht.​—Fjalët e urta 27:11.

Mullinjtë me erë Më pëlqeu shumë artikulli «Mullinjtë me erë​—Kujtim nga një epokë e shkuar». (8 tetor 2003) Mësova që mullinjtë përdoreshin jo vetëm për të bluar drithin, por edhe për shumë gjëra të tjera. Jam një djalë i thjeshtë nga fshati dhe nuk e shpreh dot me fjalë mirënjohjen që ndjej për gjithë informacionet që botoni.

S. A., Rusi

Vlerësim për revistën Zgjohuni! Ju falënderoj për numrin e 8 tetorit 2003. Ishte hera e parë që e lexoja revistën nga fillimi në fund. Dhe fillova të kuptoja se duhet të lexoj gjithçka që Jehovai na jep. U habita kur pashë se sa interesante ishte. Deri tani kam pasur shumë numra të kësaj reviste të mrekullueshme, por nuk i kam lexuar të gjitha pasi i kam lënë pas dore. Çfarë humbjeje!

R. K., Japoni