A e dini?
A e dini?
(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 22. Për informacion të mëtejshëm mund të përdorni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.)
1. Gjatë periudhës së cilit kryeprift u bë profet Samueli? (1 Samuelit 3:10-13)
2. Si e quanin amoritët malin Hermon? (Ligji i përtërirë 3:9)
3. Kush ishte gruaja e dytë e Abrahamit dhe sa djem pati prej saj? (Zanafilla 25:1, 2)
4. Pse nuk duhet futur kurrë vera e re në calikë të vjetër? (Luka 5:37)
5. Çfarë ndodhi me shpatën që Ehudi përdori për të vrarë shtypësin Eglon, mbretin e Moabit? (Gjykatësit 3:16-22)
6. Pse quhet Jezui ‘Kryepërfaqësuesi i jetës’? (Veprat 3:15; 4:12)
7. Pse vetëm Jehovai mund të quhet i përsosur në kuptimin absolut? (2 Samuelit 22:31; Marku 10:18)
8. Në lidhje me flijimet në kafshë që bëheshin, pse thuhet që ‘e tërë yndyra i përket Zotit’? (Levitiku 3:9-16)
9. Cili shpend i fuqishëm grabitqar shquhet për shikim të mprehtë edhe në largësi? (Jobi 39:27, 29)
10. Çfarë titulli përdoret në Bibël në lidhje me Jehovain, të tjerët që adhurohen dhe disa njerëz? (Eksodi 7:1)
11. Nëpërmjet cilit profet e paratha Jehovai mënyrën se si do të ndahej mbretëria e Solomonit? (1 Mbretërve 11:29-32)
12. Cilin shpend shtëpiak përdori Jezui për të ilustruar dëshirën e tij për të mbledhur njerëzit e Jerusalemit që ishin të pandjeshëm ndaj lajmit të mirë? (Luka 13:34)
13. Cilën gjë krahasoi me ‘llambën e trupit’ Jezui? (Mateu 6:22)
14. Në cilën periudhë do të kuptohej profecia e Danielit, sipas asaj që iu tha? (Danieli 12:4, BR)
15. Si shpëtoi Pavli nga hebrenjtë në Damask të cilët komplotonin për ta vrarë? (Veprat 9:25)
16. Çfarë i ka bërë disa që të dalin «nga rruga e besimit», duke u sjellë kështu «shumë dhembje»? (1 Timoteut 6:10)
17. Sa spiunë dërgoi Moisiu në vendin e Kanaanit sipas urdhrit të Jehovait dhe cilët ishin të vetmit që dhanë një raport pozitiv? (Numrat 13:2; 14:6-9)
18. Cilit Cezar, që përmendet te Veprat 25:11, iu apelua Pavli kur po gjykohej para Festit?
Përgjigjet e pyetësorit
1. Eliut
2. Senir
3. Keturahu (Ketura, BR); gjashtë
4. Sepse ndërsa vera fermentohet, i çan calikët e vjetër dhe jo elastikë
5. Shpata hyri e gjitha brenda në barkun e Eglonit pasi ishte shumë i dhjamosur.
6. Sepse «në asnjë tjetër nuk ka shpëtim». Me anë të Jezuit u sigurua flijimi shpërblyes dhe ai është Gjykatësi i emëruar
7. Vetëm Jehovai është pa kufizime, i pashoq në përsosmëri, që meriton të gjithë lavdinë dhe që është më i larti në cilësitë e tij të mrekullueshme e në fuqi
8. Meqë konsiderohet si pjesa më e vlerësuar e mishit të kafshës, ajo simbolizon faktin që më e mira i përket Jehovait
9. Shqiponja
10. Perëndi
11. Ahijahut (Akijahut BR)
12. Klloçkën
13. Syrin
14. «Në kohën e fundit»
15. Natën, dishepujt e tij e zbritën me kosh përmes një të çare në murin e qytetit
16. «Dashuria për para»
17. Dymbëdhjetë; Jozueu (Josiu, BR) dhe Kalebi
18. Neronit