Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Kur do t’i lexosh gjithë këto?»

«Kur do t’i lexosh gjithë këto?»

«Kur do t’i lexosh gjithë këto?»

Në korrik të vitit 2001 një burrë nga qyteti i Kabarovskit në lindje të Rusisë gjeti në një bibliotekë të qytetit një tufë me 34 revista Zgjohuni! Plotësoi kartelën për t’i marrë dhe kur në gusht afroi data për t’i dorëzuar në bibliotekë, nuk donte t’i çonte. Kështu që e shtyu datën e dorëzimit deri në shtator. I pëlqenin kaq shumë revistat sa e shtyu përsëri datën për në nëntor bashkë me gjashtë numrat e rinj.

Më parë ky burrë i kishte shmangur gjithmonë botimet fetare. Po pse filloi të lexonte këtë revistë? «Sepse shumica e materialit në këtë revistë trajton probleme shoqërore me interes që prekin çdokënd»,​—shkruante ai.

Ai vazhdonte: «Shpesh përmban ‘udhëtime’ interesante në qytete dhe vende moderne bashkë me informacione për traditat e popujve.» E tërhiqnin edhe artikujt që flitnin për njerëz të suksesshëm në jetë, të cilët kanë ruajtur vlerat e tyre shpirtërore dhe kanë ndihmuar të tjerë që t’u bënin ballë fatkeqësive dhe katastrofave. Cili ishte vlerësimi i tij për revistën? «Mund ta them me siguri se Zgjohuni! është një kombinim i revistave Time, Popular Science, dhe National Geographic.»

Ai bëri kërkesë edhe për të gjithë numrat e vjetër të revistës Zgjohuni! në rusisht që nga viti 1995. Përveç revistës Zgjohuni! ai kërkoi edhe libra e broshura të ndryshme të botuara nga Dëshmitarët e Jehovait. Letra vazhdonte: «Ju mund të pyesni: ‘Po kur do t’i lexosh gjithë këto?’» Ai iu përgjigj vetë pyetjes së tij duke thënë se gjen kohë për të lexuar materiale me vlerë pasi nuk harxhon tepër kohë para televizorit dhe në Internet.

Zgjohuni! është e pasur me informacione për ngjarjet më të fundit dhe ndihmon t’i përballojmë problemet e sotme me mençuri dhe të kuptojmë si do të zgjidhen përfundimisht ato. Pse të mos u kërkoni Dëshmitarëve të Jehovait t’ju sjellin numrat e fundit të revistës Zgjohuni! çdo muaj?

[Figura në faqen 31]

Fëmijët​—Për çfarë kanë nevojë nga prindërit

[Figura në faqen 31]

Të kuptojmë çrregullimet e humorit

[Figura në faqen 31]

A e njihni emrin e Perëndisë?

[Figura në faqen 31]

Kërcënimi bërthamor: Sa real është?

[Figura në faqen 31]

Shpresë: Ku mund të gjeni?

[Burimi i figurës në faqen 31]

Shpërthimi bërthamor: fotografi e U.S. Department of Energy