Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Më ka ndryshuar shumë»

«Më ka ndryshuar shumë»

«Më ka ndryshuar shumë»

Kështu shkruante një djalë 12-vjeçar nga Virxhinia, SHBA, për librin e ri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Ai u shpreh se nga ky libër kishte mësuar gjëra që nuk i dinte dhe që nuk i kishte dëgjuar kurrë. Ai shpjegonte:

«Të mësojmë nga Mësuesi i Madh më ka mësuar që ta dua gjithmonë Zotin, të flas për të me të gjithë njerëzit dhe të bisedoj me të nëpërmjet lutjes. Gjithashtu më ka mësuar t’i kërkoj Zotit ndihmë dhe mbrojtje. Mësova se ata që e duan Zotin dhe që bëjnë sipas urdhërimeve të Zotit do të jenë në Parajsë.

Më ka ndryshuar shumë. E kisha zakon të gënjeja gjithë kohën, por kur fillova të lexoja këtë libër, nuk gënjeva më. Gjërat që kam mësuar më ngjallën dëshirën të lexoja më tepër libra si ky. Kështu që tani më pëlqen të lexoj dhe të mësoj më shumë për Perëndinë.»

Ka të ngjarë që edhe ju të ndiheni njëlloj si ky djalë kur të lexoni këtë libër me ilustrime të bukura e me 256 faqe që kanë madhësinë e kësaj reviste. Edhe juve mund t’ju pëlqejnë kapituj të tillë, si: «Jezui na mëson si të lutemi», «Një mësim se si të jemi të mirë me të tjerët», «Si të jemi të lumtur?» dhe «Pse s’duhet të gënjejmë?» Mund të kërkoni një kopje të këtij libri duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar atë në adresën e mëposhtme ose në një nga adresat e përshtatshme të renditura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të librit Të mësojmë nga Mësuesi i Madh.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

[Figura në faqen 32]

Një mësim për gënjeshtrën