Hartat—Një ndihmë në leximin e Biblës
Hartat—Një ndihmë në leximin e Biblës
Kur lexoni në Bibël për njerëzit dhe vendet ku shkuan, a përpiqeni të krijoni një imazh të rrugëve që përshkuan dhe vendeve që vizituan? Tani me ndihmën e atlasit biblik të botuar kohët e fundit ‘Të shohim vendin e mirë’ mund t’i pasuroni njohuritë tuaja në gjeografinë biblike.
Një grua në Irlandë që mori një kopje të broshurës ‘Të shohim vendin e mirë’ shpjegon: «Çdo mëngjes kur lexoj Biblën, broshura më ndihmon shumë. Sa emocionuese është të ndjekësh gjurmët e njerëzve të tillë, si profetët e mbretërit, duke imagjinuar vështirësitë e udhëtimit, largësitë dhe vendbanimet e tyre. Ndërsa lexoj, mbaj shënime të shkurtra në hartë. Nuk kam mbaruar ende Shkrimet Hebreje dhe mezi pres të lexoj Shkrimet Greke.»
Mund të kërkoni një kopje të kësaj broshure me 36 faqe e me ngjyra të titulluar ‘Të shohim vendin e mirë’ duke plotësuar kuponin e mëposhtëm dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në një nga adresat të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të broshurës ‘Të shohim vendin e mirë’.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.
[Burimi i figurës në faqen 32]
Luginat e përrenjve dhe kopertina e broshurës: Pictorial Archive (Near Eastern History) Est