Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Taksat Gjatë javëve të kaluara kam bërë kërkime për taksat. Lindën pyetje të tilla, si: Kur u shfaqën për herë të parë taksat? Isha në mes të kërkimeve kur gruaja mori një kopje të revistës Zgjohuni! të 8 dhjetorit 2003, që përmbante serinë e artikujve «A janë tepër të larta taksat?» U çudita që aty trajtoheshin disa nga çështjet për të cilat po bëja kërkime.

S. Y., Taxhikistan

Transfuzioni i gjakut Jam mjek dhe ungjillëzues në kohë të plotë. Ju falënderoj shumë për tregimin e Jasushi Aizavas, «Pranova pikëpamjen e Perëndisë për gjakun». (8 dhjetor 2003) Përvoja e tij ngjante shumë me timen, sepse edhe unë duhet të mësoja që ta vija mjekësinë në vend të dytë në jetën time. Ndoshta do ta takoj vëlla Aizavan në botën e re të Perëndisë ku të dy, do të mbetemi pa punë, pasi në atë kohë nuk do të ketë më nevojë për mjekë.

A. S., Ekuador

Në tetor të vitit 2002 vajza jonë u diagnostikua me kancer. Kurimi i sëmundjes ishte i vështirë pasi përfshinte kimioterapinë, terapinë e rrezeve dhe dy operacione. Gjatë asaj periudhe bëmë gjithçka për t’iu bindur urdhrit të Biblës në lidhje me gjakun. Kjo nuk ishte e lehtë, sepse në Lituani i bëhet transfuzion gjaku pothuajse çdo fëmije që bën kimioterapi. Artikulli me titull «Pranova pikëpamjen e Perëndisë për gjakun» na forcoi që të kishim pikëpamjen e Jehovait. Tani vajza është më mirë.

M. dhe S. D., Lituani

Rivaliteti me vëllezërit e motrat Dua t’ju shpreh falënderimet e mia të sinqerta për artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Si t’ia bëj që të mos jetoj më nën hijen e vëllait a të motrës?» (22 nëntor 2003) Jam 16 vjeçe dhe më duket sikur motra ime më e madhe është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Sigurisht, e di që Jehovai më kushton vëmendje, por në njëfarë mënyre përsëri ndihem e vetmuar. Ky artikull fliste pikërisht për mënyrën se si ndihem. Dhe, për arsye se e trajtonte me kaq butësi problemin, kur e lexova më rrodhën lot nga sytë. Faleminderit për këshillat praktike. Më lehtësoi shumë.

M. O., Japoni

Me raste edhe unë jam ndier ashtu siç tregonin të rinjtë në artikull. Nga sa më kujtohet, motra ime është konsideruar gjithmonë një shembull i mirë. Kështu që e di se ç’do të thotë të të krahasojnë gjithmonë me një pjesëtar tjetër të familjes. Ajo që thoshit, pra të gjejmë diçka të cilën mund ta bëjmë mirë, ishte si ‘mollë të arta mbi një enë argjendi’. Ishin fjalë në kohën e duhur.​—Fjalët e urta 25:11.

S. T., Shtetet e Bashkuara

Kam një motër më të madhe dhe një vëlla më të vogël. Ka disa gjëra që ata i bëjnë më mirë se unë. Kështu që dëgjova këshillën tuaj dhe tani po mësoj spanjisht dhe po dal më shpesh në shërbim. Më pëlqen të mësoj. E tani njerëzit po më kushtojnë edhe mua vëmendje.

H. B., Shtetet e Bashkuara

Fati i Universit? Në artikullin «Shkenca ishte feja ime» (22 shtator 2003), Kenet Tanaka duket sikur nuk është në dijeni të asaj që besojnë shkencëtarët, që universi nuk do të pushojë kurrë së zgjeruari.

R. G., Shtetet e Bashkuara

«Zgjohuni!» përgjigjet: Kozmologët nuk janë plotësisht të një mendjeje. Për shembull, disa vazhdojnë me sugjerimet se procesi i zgjerimit të universit me kalimin e kohës do të ngadalësohet, do të ndalojë dhe do të shpërbëhet deri në mosekzistencë. Kenet Tanaka thjesht parashtroi dy hipotezat pa arritur në asnjë përfundim. Qëllimi i tij ishte të nxirrte në pah se shkenca nuk ishte në gjendje t’u jepte përgjigje gjithë pyetjeve që kishte në kërkimin për të gjetur kuptimin e jetës.