A e dini?
A e dini?
(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë. Lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 26. Për informacion të mëtejshëm mund të përdorni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.)
1. Cilin person na nxit Jezui të kujtojmë që të ngulitim në mendje se nuk duhet ‘të kthehemi te gjërat [e lëna] pas’? (Luka 17:31, 32)
2. Sipas ilustrimit të mbjellësit që dha Jezui, pse u zhurit ajo pjesë e farës që mbiu në gurishte? (Marku 4:5, 6)
3. Çfarë do të thotë që Jezui i ringjallur do të ulej «në të djathtën» e Jehovait? (Veprat 2:34)
4. Kush është i vetmi nga Shuahu që përmendet në Shkrime? (Jobi 8:1)
5. Çfarë emri i vuri Perëndia Jakobit kur ishte rreth 97 vjeç? (Zanafilla 32:28)
6. Edhe pse Sauli nuk i ishte bindur Perëndisë dhe e ndiqte Davidin, pse nuk e vrau Davidi kur iu dha mundësia? (1 Samuelit 26:7-11)
7. Në përmbushje të fjalës së Perëndisë, cilat ishin ato kafshë që përlanë Jezebelën e keqe? (2 Mbretërve 9:36)
8. Cila ishte ndalesa e parë e përmendur që bënë izraelitët duke shkuar për në Detin e Kuq? (Dalja 12:37)
9. Cila formë adhurimi është «e pastër dhe e pandotur nga këndvështrimi i Perëndisë», sipas Jakovit? (Jakovi 1:27)
10. Sa zgjaste periudha kohore që iu zbulua Danielit për të treguar se kur do të shfaqej Mesia dhe kur do të vritej? (Danieli 9:24-27)
11. Nga sa tha Jezui, çfarë ‘do të predikohej në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet’ para se të vinte fundi? (Mateu 24:14)
12. Cilat janë «veprat e mishit» që e pengojnë dikë të trashëgojë Mbretërinë e Perëndisë? (Galatasve 5:19-21)
13. Çfarë shqyrton Jehovai që të gjykojë drejt dikë? (1 Samuelit 16:7)
14. Çfarë pune bënte Amosi para se të zgjidhej si profet? (Amosi 7:14)
15. Çfarë donte të thoshte Jezui kur u tha dishepujve se duhet t’i ‘urrenin’ pjesëtarët e familjes së tyre? (Luka 14:26)
Përgjigjet e pyetësorit
1. «Gruan e Lotit»
2. Sepse nuk kishte rrënjë dhe u dogj nga dielli
3. Jezui do të zinte pozitën më të lartë përkrah Jehovait
4. Bildadi, një nga tre shokët e Jobit
5. Israel (Izrael, BR)
6. Sepse Sauli ishte i vajosuri i Jehovait dhe Davidi e la këtë çështje në dorë të Jehovait
7. Qentë
8. Sukothi (Sukoti, BR)
9. «Të kujdesesh për jetimët dhe vejushat në shtrëngimet e tyre dhe ta ruash veten pa njollë nga bota.»
10. «Shtatëdhjetë javë»
11. «Ky lajm i mirë i mbretërisë»
12. «Kurvëria, ndyrësia, sjellja e shthurur, idhujtaria, praktika e spiritizmit, armiqësitë, konflikti, xhelozia, shpërthimet e zemërimit, grindjet, përçarjet, sektet, smirat, dehjet, ahengjet e shfrenuara dhe gjëra si këto»
13. «Zoti shikon zemrën»
14. Ishte ‘bari dhe rriste fiq egjipti’
15. Që duhet t’i donin më pak se Jezuin