«Nuk duam ta festojmë Hallouinin!»
«Nuk duam ta festojmë Hallouinin!»
NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË BELGJIKË
Ky ishte vendimi që mori një klasë në Tienen të Belgjikës. Çfarë i shtyu të merrnin këtë vendim? Në Belgjikë festa e Hallouinit është futur vitet e fundit. Madje 31 tetori i vitit 2002 ishte hera e parë që kjo festë do të bëhej në këtë shkollë. Kështu që kur po afrohej ajo ditë, mësuesja u dha nxënësve një punë me shkrim për Hallouinin. «Sa më të shëmtuar dhe të çuditshëm ta përshkruani, aq më mirë»,—u tha ajo.
Një prej nxënësve ishte edhe Matiasi 10-vjeçar. Atij iu kujtua që kishte lexuar për rreziqet e fshehta të festave kaq të përhapura, si Hallouini, në revistën Zgjohuni! të tetorit 2001. E kuptonte se Hallouini përfshin gjëra që Perëndisë nuk i pëlqejnë. Kështu që, për këtë detyrë, Matiasi i mori informacionet nga artikujt e kësaj reviste. Pasi e lexoi me kujdes punën e Matiasit, mësuesja arriti në përfundimin se Hallouini nuk ishte një festë kaq e padëmshme sa ç’mendojnë njerëzit. Pastaj i kërkoi Matiasit që të fliste para klasës për këtë temë.
Kur Matiasi filloi të lexonte, dukej se disa nxënës nuk e kishin mendjen. Por ndërsa ai vazhdonte, të gjithë u përpinë nga shpjegimi i tij. Kur mbaroi, mësuesja i pyeti prapë nxënësit nëse donin ta festonin Hallouinin. Klasa u përgjigj njëzëri: «Jo!» Një nxënëse bërtiti: «Është i frikshëm!». Një tjetër tha: «Nuk e kisha kuptuar që Hallouini tregon kaq shumë mungesë respekti për të vdekurit.»
Për Matiasin, që më parë ishte paksa i ndrojtur, kjo përvojë i dha më tepër forcë për t’u qëndruar besnik bindjeve të tij biblike pavarësisht nga presionet. Gjithashtu mësuesja dhe nxënësit e klasës filluan ta respektonin më shumë si Dëshmitar të Jehovait.