Si t’i përballosh vështirësitë?
Si t’i përballosh vështirësitë?
KUR një adoleshente është shtatzënë, kjo do të thotë se duhet të marrë vendime që zakonisht i merr vetëm një i rritur. «Më duket sikur jam 40 vjeçe,—thotë një nënë adoleshente.—Humba gjithë fëmijërinë time.» Në të vërtetë, një adoleshente mund ta pushtojë krejtësisht frika dhe ankthi kur merr vesh që ka mbetur shtatzënë.
Nëse je një adoleshente që ke ngelur shtatzënë, edhe ti mund të ndihesh po kështu. Megjithatë, nuk fiton asgjë nëse stepesh nga ndjenjat negative. Bibla thotë: «Kush e ka mendjen te era nuk ka për të mbjellë dhe kush rri e shikon retë nuk ka për të korrur.» (Predikuesi 7:8; 11:4) Nëse një bujk stepet nga meraku për motin, nuk arrin të bëjë asgjë. Mos u step. Herët a vonë do të të duhet të bësh përpara dhe të mbash përgjegjësitë e tua.—Galatasve 6:5.
Çfarë mundësish ke? Disa mund të të thonë ta abortosh. Por kjo nuk është një zgjidhje për ato që duan t’i pëlqejnë Perëndisë, pasi Bibla e bën të qartë se Ligji i Perëndisë është kundër abortit. (Eksodi 20:13; 21:22, 23; Psalmi 139:14-16) Në sytë e Perëndisë, jeta e një embrioni, madje edhe ai që ngjizet jashtë martese, është i çmuar.
Një mundësi tjetër është të martohesh me babanë e fëmijës dhe ta rritni bashkë. E shumta, martesa do të të kursejë sikletin e turpit. Por, edhe në rast se një baba i ri në moshë e kupton përgjegjësinë morale për të bërë pjesën e tij në rritjen e fëmijës, martesa nuk është gjithmonë një zgjidhje e mençur. * Fakti që një djalë mund të bëhet baba nuk do të thotë që ka aftësitë e duhura emocionale dhe mendore për të qenë bashkëshort dhe prind i mirë. As nuk do të thotë se është i zoti ta mbështetë gruan dhe fëmijën nga ana financiare. Për më tepër, nëse ky djalë nuk ka të njëjtat bindje fetare si ty, martesa me të do të thotë të shpërfillësh këshillën e Biblës për t’u martuar «vetëm në Zotërinë». (1 Korintasve 7:39) Përvoja ka treguar se martesa e parakohshme, dhe ndoshta jetëshkurtër, nuk mund të sjellë asgjë veçse vuajtje dhe mundime të tjera.
Një mundësi e tretë është ta japësh fëmijën për adoptim. Megjithëse kjo zgjedhje mund të jetë më e mirë se aborti, duhet të marrësh parasysh se me gjithë rrethanat e vështira, ti ke edhe mundësinë ta rritësh dhe ta edukosh vetë fëmijën tënd.
Si t’i përballosh vështirësitë?
Kuptohet, ta rritësh fëmijën pa një bashkëshort nuk është e lehtë. Megjithatë, nëse bën çmos për të ndjekur parimet e Biblës dhe nëse mbështetesh te Perëndia për të marrë forcën dhe drejtimin e duhur, mund t’i përballosh me sukses problemet që has. Më poshtë janë disa hapa që do të të ndihmojnë.
● Rregullo marrëdhënien me Perëndinë. Duhet ta kuptosh që marrëdhëniet paramartesore janë një mëkat në sy të Perëndisë, një shkelje e standardeve të tij morale. (Galatasve 5:19-21; 1 Selanikasve 4:3, 4) Kështu që hapi i parë i rëndësishëm është të pendohesh dhe të kërkosh faljen e Perëndisë. (Psalm 32:5; 1 Gjoni 2:1, 2) Natyrisht, mund të ndihesh sikur nuk e meriton ndihmën e tij. Megjithatë Jehovai premton se i fal ata që pendohen për gabimet e tyre dhe se i ndihmon. (Isaia 55:6, 7) Tek Isaia 1:18, Jehovai thotë: «Edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë [të rënda, serioze], do të bëhen të bardha si bora [do të pastrohen krejt].» Gjithashtu Bibla i nxit ata që kanë gabuar të përfitojnë nga ndihma me anë të Shkrimeve që japin pleqtë e kongregacionit.—Jakovi 5:14, 15.
● Ndërpriti marrëdhëniet paramartesore. Kjo mund të nënkuptojë t’i japësh fund marrëdhënies që ke me babanë e fëmijës. Nëse vazhdon një marrëdhënie të tillë jashtë martese, do të përfshihesh më shumë në gjëra që nuk i pëlqejnë Perëndisë. Mos harro kurrë se ligjet e Perëndisë, megjithëse të rrepta, janë për të na mbrojtur. Nikola, që u përmend më parë në këtë seri artikujsh, kujton: «E kuptova se Perëndia ka të drejtë. Ai na do të mirën.»—Isaia 48:17, 18.
● Tregoju prindërve. Me të drejtë mund të kesh frikë se mos prindërit inatosen me ty. Kuptohet që do të mërziten dhe do të shqetësohen kur ta marrin vesh se je shtatzënë. Madje mund të mendojnë se si prindër kanë dështuar me ty e të fajësojnë veten për gabimet e tua. Sidoqoftë, nëse prindërit e tu janë vërtet me frikë Perëndie, stuhia e qortimeve dhe e lëndimeve do të kalojë me kalimin e kohës. Ata janë prindërit e tu dhe të duan pavarësisht nga gabimet e tua. Kur të shohin se je penduar vërtet, pa dyshim që do të preken dhe do të veprojnë si babai i djalit plëngprishës në ilustrimin e Jezuit, dhe do të të falin me dashuri.—Luka 15:11-32.
● Trego mirënjohje. Prindërit, të afërmit dhe miqtë shpesh janë një ndihmë dhe një mbështetje e madhe. Për shembull, prindërit mund të bëjnë të mundur që të marrësh kujdesin e duhur mjekësor. Pas lindjes, ata mund të të mësojnë se si të kujdesesh për foshnjën. Madje ndonjëherë, kur të jesh e zënë me punë të tjera, mund të Proverbat 17:17) Kur tregohen të mirë me ty, ndiq këshillën e Biblës për ‘t’u treguar mirënjohëse’. (Kolosianëve 3:15) Nga fjalët e tua mirënjohëse do të kuptojnë që t’i e vlerëson vërtet ndihmën e tyre.
ta mbajnë ata fëmijën. Nikola thotë për nënën e saj: «Megjithëse fëmija ishte i imi, ajo bëhej copë që të më ndihmonte.» Edhe miqtë mund të të ndihmojnë, ndoshta duke të të dhënë rroba ose gjëra të tjera të dobishme për fëmijën në një mënyrë që nuk të vë në siklet. (● Mëso të jesh e aftë si nënë. Sigurisht që ti nuk do që të jesh përgjithmonë e varur nga familja dhe miqtë. Kështu që fillo të zhvillosh ato aftësi që do të të ndihmojnë të kesh njëfarë sigurie kur të kujdesesh për fëmijën dhe për shtëpinë. Të mësosh të kujdesesh për dikë që ka kaq shumë nevojë për kujdes e vëmendje, është e vështirë. Duhet të mësosh shumë gjëra për ushqimin, shëndetin dhe aspekte të tjera të kujdesit për fëmijën. Është interesante se Bibla i mësonte gratë e moshuara të krishtere që t’i nxitnin gratë më të reja të ishin «punëtore në shtëpi». (Titit 2:5) Pa dyshim nëna jote dhe ndoshta të moshuarit e tjerë në kongregacionin e krishterë, mund të të mësojnë disa gjëra të dobishme në këtë aspekt.
● Tregohu e mençur në të shpenzuar. Bibla thotë se ‘paraja është një mbrojtje’. (Predikuesi 7:12) Rritja e fëmijës kërkon shumë shpenzime.
Ndoshta në fillim mund të përfitosh nga ndonjë ndihmë sociale që të takon. Megjithatë, ndodh shpesh që një vajzë përsëri varet financiarisht nga prindërit e saj. Nëse gjendesh në një situatë të tillë, atëherë do të ishte e mençur dhe e kujdesshme nga ana jote nëse do t’i pakësoje shpenzimet sa më shumë të ishte e mundur. Edhe pse s’do mend që do të dëshiroje gjëra të reja për fëmijën tënd, ndoshta do të harxhoje më pak duke shkuar te rrobat dhe gjërat e përdorura.
● Përpiqu të marrësh arsimimin e nevojshëm. «Të urtët grumbullojnë njohuri» thonë Fjalët e urta 10:14. Kjo është e vërtetë jo vetëm për njohurinë biblike, por edhe për arsimimin në përgjithësi. Duhet të marrësh arsimimin e nevojshëm për të siguruar jetesën.
Pa dyshim që është e vështirë të shkosh në shkollë, kur ke për të rritur një fëmijë. Por, nëse nuk ke një arsimim bazë, ka shumë të ngjarë që ti dhe fëmija të jetoni në varfëri, të vareni nga
shteti për ndihmë financiare, të keni të ardhura të pakta, të jetoni në një shtëpi jo të mirë ose të vuani nga të kequshqyerit. Kështu që, nëse mund ta përballosh, mos e lër shkollën. Nëna e Nikolës nguli këmbë që ajo ta mbaronte shkollën, dhe si rezultat Nikola mundi të merrte arsimin e duhur për ta mbajtur vetë veten ekonomikisht duke punuar si ndihmësavokate.Pse të mos bësh disa kërkime për mundësitë e arsimit që janë të përshtatshme për ty? Nëse e ke të vështirë të shkosh në shkollë, shqyrto mundësinë për të studiuar në shtëpi. Për shembull, shkollat me korrespondencë mund të jenë të volitshme në rastin tënd.
Mund t’ia dalësh mbanë
Të rritësh një fëmijë pa qenë e martuar është e vështirë për një vajzë të re. Por nuk është e pamundur. Me durim, vendosmëri dhe me ndihmën e Perëndisë Jehova mund të bëhesh një nënë e dashur dhe e aftë. Dhe kur rriten, fëmijët e nënave të pamartuara mund të jenë emocionalisht të qëndrueshëm. Edhe ti mund të provosh gëzim kur të shohësh me sytë e tu fëmijën që nxjerr dobi nga edukimi e stërvitja që i ke dhënë, si dhe që bëhet një njeri që ka dashuri për Perëndinë.—Efesianëve 6:4.
Nikola shprehet në këtë mënyrë: «Me ndihmën e Perëndisë, sado e pamundur mund të duket, pata kënaqësinë ta shoh vajzën time të rritej e të bëhej një vajzë e mirë, e sjellshme dhe e përgjegjshme. Kur e shoh, më kujtohen netët pa gjumë, por edhe mbushem me gëzim.»
Si duhet t’i trajtojnë të rriturit nënat adoleshente dhe fëmijët e tyre? A ka ndonjë mënyrë për t’i ndihmuar të rinjtë që të mos arrijnë deri në këtë pikë dhe t’ia kursejnë vetes mundimet e shtatzënisë në adoleshencë?
[Shënimi]
^ par. 5 Në rubrikën «Të rinjtë pyesin . . . » në numrat e revistës Zgjohuni!, maj dhe 22 maj 2000, anglisht, shqyrtohen përgjegjësitë dhe vështirësitë që hasin baballarët e pamartuar.
[Figurat në faqet 8, 9]
Nënat adoleshente përballen me shumë vështirësi gjatë rritjes së fëmijëve
[Figura në faqen 10]
Të nxitohesh për t’u martuar nuk është zgjidhja e duhur
[Figura në faqen 10]
Pleqtë e krishterë mund të ndihmojnë të rinjtë që kanë gabuar të rregullojnë marrëdhënien me Perëndinë
[Figura në faqen 11]
Është e mençur që nënat e pamartuara të marrin arsimimin bazë