Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

I solli ngushëllim

I solli ngushëllim

I solli ngushëllim

Kohët e fundit, një e re nga Japonia shkroi se ishte me depresion, madje që para moshës së adoleshencës. Në këtë letër thoshte se ajo që e ngushëlloi, ishte fotografia e një fëmije në krahët e të atit, e botuar në revistën Kulla e Rojës. Diçitura thoshte: «Ashtu si përqafimi i ngrohtë i një ati të dashur, ngushëllimet e Jehovait mund të na e lehtësojnë ankthin.»

Vajza shkruante se kishte gjetur të njëjtin ngushëllim duke lexuar librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Po përse? «Është shkruar në mënyrën se si një baba i flet vogëlushit të tij. Kur e lexoj, ndihem sikur jam në krahët e Jehovait, e s’i mbaj dot lotët. Nganjëherë dua vetëm të kem dikë që më dëgjon, kurse nganjëherë tjetër dua të kem dikë që më flet e unë ta dëgjoj. Por, këto janë gjëra që vetëm një fëmijë mund t’i kërkojë, kurse unë s’i them dot ndokujt të më marrë në krahë ose që dua të bisedojë me mua. Prandaj, tani për tani, këtë gjë po e bën Jehovai, me anë të këtij libri.»

Ky libër me 256 faqe e me ilustrime të bukura, u botua vitin e kaluar. Mund të kërkosh një kopje duke plotësuar kuponin e mëposhtëm dhe duke e postuar në adresën e kuponit ose në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të librit Të mësojmë nga Mësuesi i Madh.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.