Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Emri i Perëndisë Seria e artikujve «A e njihni emrin e Perëndisë?» (22 janar 2004), është një nga seritë më të bukura e më të thella ku shpjegohet emri i Perëndisë. E them këtë ndonëse jam e krishterë që nga viti 1973. Kopertina që të bën për vete, mënyra si janë ndërtuar artikujt, si edhe shpjegimi tepër logjik, e bëjnë një kryevepër këtë seri. Ju lumtë!

D. L., Shtetet e Bashkuara

Sapo kam filluar të shërbej si predikuese në kohë të plotë dhe tani ndihem shumë më afër Jehovait se më parë. Për këtë arsye, m’u dukën shumë interesantë artikujt për emrin e Perëndisë. Kutia «Perëndia e njeh emrin tënd», tregonte se ndonëse në tokë jetojnë miliarda njerëz, Perëndia interesohet për secilin prej nesh. Kjo më nxiti që të studioj më shumë për ta njohur Jehovain dhe të bëj atë që i pëlqen atij.

M. J., Japoni

Artikujt më lanë përshtypjen se ishin shumë informativë, të hollësishëm dhe me baza, të paraqitur në një mënyrë shumë interesante e tërheqëse. Gjithashtu, më pëlqeu shumë kur pashë emrin e Jehovait në 39 gjuhë, në fillim të faqeve. Këta artikuj i sjellin nderim emrit të Jehovait dhe me siguri do t’u prekin zemrën njerëzve të ndershëm.

XH.D.M., Shtetet e Bashkuara

Besimi i një shkencëtari Më la mbresa të thella artikulli «Ja pse besoj në Bibël: Një shkencëtar i fizikës bërthamore tregon përvojën e tij». (22 janar 2004) Edhe unë, gjashtë vjet më parë, u binda për të vërtetat biblike pasi pashë fakte bindëse dhe logjike. Sot, përveç bindjes, kam zhvilluar një dashuri të madhe për gjërat që kam mësuar. Përvoja si kjo e Alton Uilliamsit ma forcojnë besimin. I jam mirënjohëse Jehovait që i jep çdo njeriu dëshmitë që bëjnë punë pikërisht për nevojat e tij ose të saj.

E. L., Hungari

Lulet e Afrikës Po ju shkruaj për t’ju falënderuar për artikullin «Mrekullia e përvitshme e Namakualandit». (22 janar 2004) Mahnitem kur shoh shumëllojshmërinë e madhe të luleve që Jehovai i ka bërë për kënaqësinë tonë. Kur po lexoja artikullin, më erdhën ndër mend fjalët e psalmistit David: «Veprat e tua janë të mrekullueshme dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.»​—Psalmi 139:14.

A. K., Meksikë

Detyrat e shtëpisë Jam nxënëse e klasës së pestë dhe gjithnjë e kam pasur të vështirë të gjej kohën për t’i bërë detyrat. Më ndihmoi shumë artikulli «Të rinjtë pyesin: Kur t’i bëj detyrat e shtëpisë?» (22 janar 2004) Edhe më përpara nuk shikoja shumë televizor. Po ama kur ulesha, ngulesha para tij dhe shikoja njërin program pas tjetrit. Tani nuk shoh fare televizor.

R. O., Japoni

Po bëj një kurs në shtëpi dhe më duhet të jem shumë e disiplinuar që të ulem e të studioj çdo ditë. Falë sugjerimeve në këtë artikull, do të gjej kohë për të bërë detyrat e shtëpisë.

Z. R., Shtetet e Bashkuara

Një mal me detyra! Tamam kështu do t’i përshkruaja edhe unë detyrat e shtëpisë. Nganjëherë prindërit mendojnë se jam dembel, kur detyrat e shtëpisë më marrin shumë kohë. Por këto detyra disa herë janë shumë të vështira ose kam shumë për të bërë. Faleminderit që na tregoni si të gjejmë kohë për të bërë detyrat e shtëpisë dhe si ta përdorim sa më mirë kohën.

XH. S., Shtetet e Bashkuara

M’u duk shumë interesant artikulli. Sugjerimet që jepeshin te nëntitulli «Shfrytëzoje më mirë kohën», më ndihmuan të përmirësoja zakonet e studimit.

B. L., Itali