Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

U japin ngushëllim atyre që vajtojnë

U japin ngushëllim atyre që vajtojnë

U japin ngushëllim atyre që vajtojnë

Një grua nga Haliskoja, Meksikë, i shkroi një letër zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Meksikë. Në të thoshte: «Ju lutem më dërgoni disa broshura Kur të vdes një njeri i dashur. Nuk jam Dëshmitare e Jehovait, por besoj shumë nga gjërat që besoni edhe ju.»

Kjo grua shpjegonte pse po i kërkonte këto broshura: «I dua broshurat, sepse mendoj që mund t’ua jap disa njerëzve që blejnë lule në dyqanin tim. E kam fjalën për ata që vijnë për të blerë kurora lulesh. Nganjëherë qëllon që të jetë gruaja, fëmijët ose burri i dikujt që ka vdekur. Mendoj se këto broshura do t’i ndihmonin shumë.»

Ndoshta edhe ju ose dikush që njihni do të gjenit ngushëllim duke lexuar këtë broshurë me 32 faqe. Në të do të gjeni përgjigje për të tilla pyetje: Si mund ta duroj hidhërimin? Si mund të ndihmojnë të tjerët? Çfarë shprese ka për të vdekurit?

Mund të kërkoni një kopje të broshurës duke plotësuar kuponin e mëposhtëm dhe duke e postuar në adresën e treguar në kupon ose në një nga adresat e përshtatshme që tregohen në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të broshurës Kur të vdes një njeri i dashur.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.