Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Mungesa e gjumit Ju falënderoj për serinë e artikujve «A vuani nga mungesa e gjumit?» (8 shkurt 2004) Si gjithmonë, edhe kjo seri ishte një pasuri njohurish dhe një ngushëllim për lexuesit e Zgjohuni! Për nja dy vjet e gjysmë kam vuajtur nga apnea e gjumit. Në fillim, e dija që diçka nuk shkonte, por nuk e kuptoja çfarë ishte. Pasi u vizitova, mësova se sa serioze mund të jetë mungesa e gjumit. Kjo revistë do të më ndihmojë t’ua shpjegoj problemin tim miqve.

U. M., Shtetet e Bashkuara

Punoj me kompjuterë dhe i kam prishur zakonet e gjumit sepse jam shumë i zënë me punë. Para disa kohësh, për disa netë rresht nuk fjeta pothuajse fare që të mbaroja një punë brenda afatit të caktuar. Menjëherë pas kësaj, po bëja një njoftim gjatë mbledhjes në Sallën e Mbretërisë kur papritur pata një çorientim të momentit. Thashë pikërisht të kundërtën e asaj që duhej të thosha. U frikësova vërtet kur lexova këtë revistë dhe kur e kuptova se cilat janë pasojat e mungesës së gjumit. Kuptohet, ka ardhur koha që të tregoj kujdes me zakonet e gjumit.

T. I., Japoni

Vuaj nga sindroma e këmbëve që nuk gjejnë prehje, e cila përmendet edhe në serinë e artikujve. Megjithëse kam marrë disa hapa konkretë për të përballuar sëmundjen, shpresa ime është premtimi i Biblës që gjendet tek Isaia 33:24 ku thuhet se shumë shpejt «asnjë banor i qytetit nuk do të thotë: ‘Unë jam i sëmurë.’»

L. O. G., Spanjë

Artikulli juaj kishte disa informacione të gabuara për sindromën e këmbëve që nuk gjejnë prehje. Vuaj nga një formë e rëndë e saj dhe shkaqet që jepnit ishin të gabuara. Kjo është një sëmundje nervore-muskulare.

I. XH., Shtetet e Bashkuara

«Zgjohuni!» përgjigjet: Artikulli nuk i bënte një shqyrtim të hollësishëm shkaqeve të kësaj sëmundjeje. Përkundrazi, aty përmendeshin disa faktorë që studiuesit besojnë se mund të kenë lidhje me të. Sidoqoftë, ashtu siç tregonte edhe shënimi në artikull, një shqyrtim i hollësishëm i kësaj sindrome gjendet në numrin e 22 nëntorit 2000 (anglisht). Aty thuhej: «Edhe pse specialistët e njohin sindromën e këmbëve që nuk gjejnë prehje si çrregullim nervor, shkaku i saj është i vështirë për t’u përcaktuar me saktësi.»

Veshjet meksikane E lexova me shumë interes artikullin «Ne i çmojmë veshjet tona». (8 shkurt 2004) Më pëlqeu shumë fakti që përmendnit çontalët e Oaksakës, edhe pse janë të paktë në numër në krahasim me grupet e tjera etnike. Gjyshi dhe stërgjyshi im ishin çontalë dhe mendoj se informacioni trajtohej me shumë respekt.

A. L., Meksikë

Artikuj si ky na ndihmojnë t’i njohim më mirë kulturat dhe racat e ndryshme. Ju lutem vazhdoni të botoni informacione kaq të mrekullueshme, sepse për ne leximi i këtyre artikujve është një mënyrë për të njohur njerëz dhe vende që nuk kemi mundësi t’i vizitojmë personalisht.

M. L .E., Meksikë

Macet e egra Jam 13 vjeçe dhe më pëlqen shumë të lexoj revistën Zgjohuni! Më pëlqeu artikulli «Kur macet janë të egra!». (8 shkurt 2004) Më pëlqejnë të gjitha kafshët, por në veçanti macet. Mezi pres të dalë numri tjetër.

Zh. B., Rusi

Shiu Shumë faleminderit për artikullin «Prapë po bie shi!» (8 shkurt 2004) Vite të tëra kam pyetur veten se si miliona ton ujë qëndrojnë në atmosferë. Në sajë të revistës Zgjohuni! më në fund e mora përgjigjen e pyetjes sime.

Xh. D., Francë