Si të afrohemi më shumë me Perëndinë?
Si të afrohemi më shumë me Perëndinë?
Për këtë, shumë njerëz këshillojnë librin T’i afrohemi Jehovait. Një lexuese shkruante: «Sapo e mbarova së lexuari, dhe kurrë nuk jam prekur kaq shumë. Ju falënderojmë që na kujtoni se sa i dashur, i kujdesshëm, i mirë dhe i dhembshur është Ati ynë Jehova.»
Dikush, duke shpjeguar se si ishte ndjerë, u shpreh: «Ky libër më jep mundësinë ta njoh Atin tim më nga afër, të njoh mendimet e tij të larta dhe dashurinë e thellë që ka për ne. Kur e lexon është si të kesh në dorë një diamant të çmuar, të shndritshëm e të bukur që e rrotullon ngadalë nga njëra faqe në tjetrën; çdo kapitull është më i bukur se ai i mëparshmi.»
Një grua tjetër tha: «Sapo e kam mbaruar librin T’i afrohemi Jehovait. Kur po lexoja dy paragrafët e fundit e ndieja të nevojshme ta ndërpritja leximin disa herë dhe të lutesha sepse më pushtonte një ndjenjë respekti dhe dashurie për Perëndinë. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj vlerësimin tim të thellë për Jehovain!»
Edhe ti mund të ndihesh po njëlloj nëse lexon këtë libër me 320 faqe. Mund të kërkosh një kopje të librit duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet aty ose në një nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të librit T’i afrohemi Jehovait.
□ Ju lutemi të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.