A e dini?
A e dini?
(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 27. Për informacion të mëtejshëm, mund të përdorni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.)
1. Ndonëse Juda kishte ndër mend t’u shkruante vëllezërve të tij të krishterë për shpëtimin që kishin të përbashkët, çfarë pa të nevojshme të bënte? (Juda 3)
2. Drejt cilit fshat po shkonin Kleopa dhe shoku i tij kur me ta u bashkua Jezui, i cili ishte në një trup njerëzor të materializuar? (Luka 24:13-32)
3. Sipas tregimit biblik, me çfarë u shkruan Dhjetë Urdhërimet në dy pllakat e gurit? (Eksodi 31:18)
4. Nga cilat kombe ishin ‘gratë e shumta të huaja’ që mori Solomoni, të cilat «ia kthyen zemrën në drejtim të perëndive të tjera»? (1 Mbretërve 11:1, 4)
5. Çfarë nuk bënin vëllezërit e Jezuit ndaj tij, edhe pse ai kreu shumë mrekulli? (Gjoni 7:5)
6. Edhe pse dy djemtë e mbretit David, Absalomi dhe Adonijahu, komplotuan për të marrë fronin në raste të ndryshme, cili prej të dyve gati ia arriti qëllimit? (2 Samuelit 16:15-22; 1 Mbretërve 1:9-11, 38-53)
7. Sa peshonin kokrrat e breshrit simbolik që ranë kur engjëlli i shtatë derdhi kupën e zemërimit të Perëndisë? (Zbulesa 16:21)
8. Sipas shkrimeve, çfarë duhet të bëjnë pjesëtarët e kongregacionit të krishterë kur një pjesëtar i tij përjashtohet? (1 Korintasve 5:11)
9. Në një vizion që pa Ezekieli, cilin perëndi të rremë po qanin gratë hebreje apostate? (Ezekieli 8:14)
10. Përse Aguri, shkrimtari i kapitullit të 30-të të librit të Fjalëve të urta, kërkoi që të mos i jepej «as varfëri as pasuri»? (Fjalët e urta 30:8, 9)
11. Çfarë shenje iu dha Ezekias që të sigurohej se Jehovai do ta shëronte dhe do ta mbronte Jerusalemin nga asirianët? (Isaia 38:5-8)
12. Çfarë i bëri samaritani njeriut të rrahur dhe gjysmë të vdekur që gjeti në rrugën për në Jeriko? (Luka 10:34)
13. Me çfarë e mbulonin kokën kryepriftërinjtë në Izrael? (Eksodi 28:37)
14. Përse Abrahami, në dy raste, tha se Sara ishte motra e tij? (Zanafilla 12:19; 20:2)
15. Si quheshin malet ku do të shqiptoheshin bekimet kur zbatoheshin ligjet e Perëndisë dhe mallkimet kur shkeleshin ato? (Ligji i përtërirë 11:29)
16. Cili ishte qyteti ku banonte mbreti i parë i Izraelit, Sauli? (1 Samuelit 10:24-26)
17. Si e kishte emrin mbreti që hodhi Danielin në gropën e luanëve? (Danieli 6:9, 16)
Përgjigjet e pyetësorit
1. T’i nxiste ‘të luftonin me të gjitha forcat për besimin’
2. Emausit
3. Me «gishtin e Perëndisë»
4. Ishin «moabite, amonite, idumeje [edomite, BR], sidonie [sidonite, BR], dhe hiteje [hitite, BR]».
5. «Nuk ushtronin besim»
6. Absalomi
7. Një talentë (rreth 20 kg)
8. Të mos përzihen në shoqëri me këtë individ
9. Tamuzin
10. Kështu ai nuk do të vetëkënaqej dhe nuk do të mohonte Jehovain ose të vidhte dhe të sillte sharje mbi emrin e Tij
11. Hija e diellit u spraps dhjetë shkallare në shkallët e Ahazit
12. Ia mjekoi dhe ia lidhi plagët, e çoi në një han dhe u kujdes për të
13. Çallmë
14. Sepse Sara ishte e bukur dhe Abrahami kishte frikë se mos faraoni dhe mbreti Abimelek do ta vrisnin me qëllim që t’ia merrnin gruan
15. Mali Gerizim (bekimet); mali Ebal (mallkimet)
16. Gibeahu
17. Dar