Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ndihmë për problemet familjare

Ndihmë për problemet familjare

Ndihmë për problemet familjare

Një gruaje në Verakruz, Meksikë, i dhanë një revistë Zgjohuni! e cila trajtonte një problem që po kalonte edhe familja e saj. «Isha shumë e interesuar për atë temë pasi dukej sikur fliste për mua»,​—shkroi ajo. Në letrën e saj dërguar zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait ajo thoshte më tej: «Ky informacion do të jetë një ndihmë për mua, burrin dhe për fëmijët.»

Gjithashtu, gruaja bëri këtë kërkesë: «Do të doja të dija më tepër për Dëshmitarët e Jehovait dhe për vendin më të afërt ku mblidhen. Dua të jem e pranishme atje me familjen time, sepse besoj se kemi nevojë për t’u afruar më shumë me Perëndinë.» Ajo që i bëri kaq shumë përshtypje kësaj gruaje, ishte libri Sekreti i lumturisë familjare që tregohej në faqen e fundit të revistës Zgjohuni! Kështu që ajo kërkoi një kopje të këtij libri.

Në këtë libër ka diçka për çdo anëtar të familjes​—për burrin, gruan, prindërit, fëmijët, gjyshërit​—po, për të gjithë. Ndër kapitujt e tij edukativë janë: «Stërvitini fëmijët që në foshnjëri», «Ndihmojini adoleshentët të rriten të mbarë», «Mbroni familjen tuaj nga ndikimet shkatërrimtare» dhe «Mbani paqen në shtëpinë tuaj».

Ju mund të kërkoni një kopje të këtij libri duke plotësuar kuponin shoqërues dhe ta dërgoni atë në adresën e treguar në kupon ose në ndonjë nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të librit Sekreti i lumturisë familjare.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.