Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Të gjithë duhet ta lexojnë këtë libër»

«Të gjithë duhet ta lexojnë këtë libër»

«Të gjithë duhet ta lexojnë këtë libër»

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË POLONI

Që nga vera e vitit 2003, në kongreset anembanë botës doli në qarkullim në shumë gjuhë, libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Në Poloni, ashtu si edhe në vende të tjera, reagimi ishte i mrekullueshëm, kur morën këtë libër të ilustruar bukur. Megjithëse është përgatitur veçanërisht për fëmijët e vegjël, letrat nga adoleshentët dhe të rriturit kanë treguar se libri pëlqehet nga të gjitha moshat. Ja disa fragmente nga këto letra.

«Më quajnë Agata, dhe jam tetë vjeçe. Kur mora këtë libër, menjëherë ndjeva se sa shumë kujdeset Jehovai për mua. Kapitulli që më pëlqen më shumë është ai me numër 7: ‘Bindja të mbron.’ Jo gjithmonë u jam bindur prindërve, por tani e di se duhet të ndryshoj sepse Jehovai i do fëmijët e bindur.»

Marlena, një vajzë 13-vjeçare, shkruan me admirim: «E di që ky botim është përgatitur për fëmijë më të vegjël se unë, por besoj se ai i bën për vete të gjithë. Sa herë e lexoj më forcohet besimi tek Jehovai dhe te Jezui. Edhe gjërat e ndërlikuara shpjegohen shumë thjesht. Nuk më vjen ta heq nga dora. Por edhe figurat janë të shkëlqyera! Pyetjet që i shoqërojnë ato do të ngjallin kuriozitetin e fëmijëve. Libri është i mrekullueshëm, dhe po e lexoj me kujdes. Ju falënderoj shumë.»

Justina, një vajzë 15-vjeçare, tregon se sa tërheqës i është dukur libri: «Kapitujt që kam lexuar më kanë mahnitur kaq shumë saqë dua t’ju jap falënderimet më të përzemërta për këtë dhuratë të bukur dhe të vlefshme. Mendoj se të gjithë duhet ta lexojnë këtë libër​—madje edhe të moshuarit. Sipas meje, shembujt e dhënë janë të thjeshtë e mjaft të kuptueshëm edhe për një fëmijë njëvjeçar. Po ashtu, figurat janë kaq praktike saqë duken sikur flasin vetë. Sidoqoftë, është e pamundur ta shpreh me fjalë se si ndihem kur lexoj librin.»

Edhe Eunika shpreh mirënjohjen e saj për këtë botim. Edhe pse është 19 vjeçe, ajo e lexon librin e ri me etje dhe thotë se është «praktik për adoleshentët». Ajo vazhdon: «Ai përmban këshilla të vlefshme për jetën e përditshme: në shtëpi, në shkollë dhe në kongregacion. Ju falënderoj për këtë dhuratë.»

Maria, nënë e lumtur e një vajze njëvjeçare, Olivias, duke vëzhguar reagimin e vajzës ndaj figurave plot me ngjyra të librit, thotë: «Dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës për këtë mjet të veçantë që na ndihmon për të mësuar fëmijët. Vogëlushen tonë e tërheq kaq shumë libri, saqë nuk i heq dot sytë prej tij. Ajo ulet në prehrin tonë dhe na kërkon që t’i themi se çfarë ka në këtë apo në atë kapitull. Pëlqen në veçanti figurën në faqen 83, ku tregohen dy vajza të racave të ndryshme që përqafohen. Figurat e tjera i duken kaq reale saqë i prek, i përqafon dhe qesh me to.»

Maria gjithashtu thekson vlerën edukative të librit: «Ai trajton me thjeshtësi çështje serioze në lidhje me seksin (faqet 58-60) dhe me abuzimin e fëmijëve (faqet 170, 171). Është një ndihmë e shkëlqyer për prindërit që duan t’i rritin fëmijët me mençuri në botën e sotme të ligë, ku ka kaq shumë rreziqe të fshehura.»

Botuesit e librit Të mësojmë nga Mësuesi i Madh, shpresojnë se libri do t’ju ndihmojë si juve, ashtu edhe fëmijët tuaj që të përfitoni nga mësimet që Mësuesi i Madh, Jezu Krishti, dha për njerëzimin pothuajse 2.000 vjet më parë.

[Figura në faqen 31]

Agata

[Figura në faqen 31]

Marlena

[Figura në faqen 31]

Eunika

[Figura në faqen 31]

Maria dhe Olivia

[Figura në faqen 31]

Justina