Ndikoi në jetën e një fëmije
Ndikoi në jetën e një fëmije
Vite më parë, kur Savijeni, një djalë nga një qytet i vogël i Pensilvanisë, SHBA, ishte nëntë vjeç, shkroi një letër ku shprehte vlerësimin e tij për botimin Libri im i tregimeve biblike. Ky djalë thoshte se sapo e kishte mbaruar librin, i cili është plot figura dhe tregon për njerëz dhe ngjarje nga Bibla.
Ai u shkruante këto fjalë botuesve të librit: «Mendoj se duhet ta botoni akoma këtë libër që t’i nxitni fëmijët e vegjël si unë ta njohin më mirë Biblën.
Nga ky libër kam mësuar se çdo gjë që thotë Bibla është e vërtetë dhe se është shkruar për të na mësuar që të kemi shpresë për të ardhmen.
Nuk do ta kisha mësuar këtë nëse ju nuk do të kujdeseshit për ne të vegjlit dhe nuk do të na i shpjegonit thjesht gjërat që t’i kuptojmë më mirë.»
Çfarë keni bërë për ta nxitur fëmijën që të mësojë? Mund të kërkoni një kopje të botimit Libri im i tregimeve biblike, që ka 256 faqe dhe përmban 116 tregime që flasin për njerëz dhe ngjarje nga Bibla. Mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta postoni në adresën që tregohet aty ose në një nga adresat e përshtatshme që tregohen në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të librit Libri im i tregimeve biblike.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.