Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Balonat U kënaqa kur lexova artikullin «Shfaqja më e madhe me balona në botë!» (8 mars 2004) Mami im thotë se ka dëshirë të fluturojë ndonjë ditë me balonë. Edhe unë kam shumë qejf. Kur lexova artikullin, nuk e besoja dot që kishte aq shumë balona. Më pëlqyen shumë fotografitë. Jam tetë vjeç.

J. L., Shtetet e Bashkuara

Bimë e mahnitshme Nuk kam lexuar asnjëherë diçka më interesante dhe më tërheqëse sesa artikulli «Qëndresë e mahnitshme». (8 mars 2004) Velviçia është vërtet një bimë e mahnitshme. Si ia del ajo të jetojë kaq gjatë në kushte kaq të ashpra? Artikuj të tillë na e zbulojnë edhe më mirë mençurinë e Krijuesit tonë inteligjent, Jehovait.

A. Ç., Rusi

Jam rritur në shtetin e Angolës dhe kam pasur mundësinë ta shoh nga afër velviçian disa herë. Sa herë që e shihja, mahnitesha me këtë bimë të çuditshme. Por isha kurioze për disa mendime të përhapura që lidheshin me të. Sot, 27 vjet më pas, mora informacionin që dëshiroja.

A. O., Zvicër

E kam lexuar revistën Zgjohuni! për më shumë se 15 vjet. Meqë rrethanat nuk më lejojnë të udhëtoj, artikuj të tillë më ndihmojnë të mësoj më shumë hollësi rreth krijimit të Jehovait. Nëse revista Zgjohuni! nuk do ta kishte botuar këtë artikull, s’do të kisha mësuar kurrë për jetën e gjatë të velviçias.

L. Z., Francë

Burreni i Irlandës Vitin e kaluar bashkë me burrin, patëm rastin të vizitonim Irlandën. Kështu që artikulli «Burreni, rajoni magjepsës i Irlandës» (8 mars 2004), ishte me interes të veçantë për ne. Shumica e librave udhërrëfyes për turistët nuk japin shumë informacion për Burrenin. Një herë, gjenerallejtënant Ladlou e quajti Burrenin «vend të egër», por pikërisht këtu qëndron bukuria e tij, te terreni i thyer shkëmbor. Por gjëja më e bukur që pamë, ishte një grup Dëshmitarësh të Jehovait që po predikonin shtëpi më shtëpi. Kur u thamë se edhe ne ishim Dëshmitarë, u gëzuan shumë. U larguam nga Irlanda duke lënë pas disa miq të rinj e duke marrë me vete kujtime nga Burreni.

B. I., Shtetet e Bashkuara

Grupi i gjakut Faleminderit për artikullin «Pikëpamja e Biblës: A e përcakton grupi i gjakut personalitetin tuaj?» (8 shkurt 2004) Kam qenë pak në mëdyshje lidhur me këtë çështje. Në shkollë kam mësuar se personaliteti nuk përcaktohet nga grupi i gjakut. Gjithashtu kam vënë re se në disa libra, përdorimi i grupit të gjakut për të përcaktuar personalitetin është një metodë që ka lidhje me spiritizmin. Por kam njohur njerëz të cilët shpesh flitnin për grupin e gjakut dhe i gjykonin të tjerët duke u bazuar tek ai. Tamam kur po pyesja veten se çfarë ishte e drejtë apo e gabuar, u botua ky artikull, dhe kështu e kuptova qartë pikëpamjen e Biblës.

R. K., Japoni

Artikulli m’u duk shumë interesant. Në shkollën time thonë se një njeri me grupin e gjakut A, është korrekt dhe i ndjeshëm, ndërsa një njeri me grupin e gjakut B është natyrë e butë. Shpesh kam pyetur veten: ‘A jam unë e tillë?’ U lehtësova kur mora vesh se çdo individ ka personalitetin e tij. Gjithashtu arrita të kuptoja se ne mund ta ndryshojmë personalitetin tonë duke iu nënshtruar ndikimit të frymës së shenjtë të Perëndisë.

N. I., Japoni

Ujëvarat Dua t’ju shpreh vlerësimin tim për artikullin e mrekullueshëm «Të eksplorojmë ujëvarat madhështore». (22 shkurt 2004) Zambia është bekuar me shumë liqene, lumenj, pyje dhe male. Ujëvarat janë një mrekulli. Ky artikull më nxiti të falënderoj Jehovain, Atin tonë qiellor, për gjërat që krijoi.

Xh. M., Zambie